Artisti i mirënjohur Rikard Ljarja feston 72-vjetorin

Publikuar tek: kulture-art, më 15:27 01-04-2015 Artisti i mirënjohur Rikard Ljarja feston 72-vjetorin

Rikard Ljarja feston sot 72-vjetorin e tij të lindjes. Artisti lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1953 dhe është aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Ljarja shpalosi gjatë gjithë jetës së tij interpretimet në skenë si aktor,si regjisor dhe më vonë si shkrimtar në gjininë e dramaturgjisë.

Ai ka interpretuar gati 30 role në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Filmi më i arrirë i artistit si regjisor është “Kur hapen dyert e jetës” realizuar në vitin 1986, në të cilin luajti dhe si aktor. Filmi më vonë u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiun”.

Disa nga filmat në të cilët ka dhënë debutin e tij si aktor janë: “Komisari i dritës” me rolin e mësuesit Dritan Shkaba, “Duel i heshtur” me rolin e Skënder Gurit, “Rrugicat që kërkonin diell” me rolin e Gaqo tipografit etj. Pas viteve 90’ është zhvendosur pranë krijimtarisë si dramaturg.

“Duke qenë një popullsi e vogël që është shtypur për mijëra vjet dhe nëpërkëmbur për shekuj të tërë, në shumë gjëra kemi ndërruar karakter por thelbin për famën që kemi, e kemi ruajtur diku thellë. Kur jemi të besës, jemi deri në fund – sepse na kanë besuar. Kur jemi të pabesë, jemi deri në fund – sepse na kanë pabesuar.

 

 

Racë e veçantë, pa miq e futur si në një sanduiç, e shtypur, e shtrydhur, por herë pas here ajo bërthama shpërthen dhe del ai i vërteti, i pastri. Ai që nuk pranon të përdoret, ai që nuk shitet e nuk blihet, sigurisht që e ka të vështirë. Shpesh bëhet i tepërt për zagarët që e rrethojnë dhe ndoshta dhe eleminohet bëhet therror”, janë këto disa nga rreshtat e shkëputur nga krijimtaria e artistit si dramaturg.

Tashmë në krijimtaritë e tij gjenden ngjarje, personazhe, rrëfime për vendlindjen e tij Shkodrën, të cilat përbëjnë skenare të gatshme për skenë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Pamore “Onufri” hap aplikimet për kurator të ri
Shkrimtarët e mëdhenj që e kanë nisur karrierën në moshën 40-vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.056732177734375
array(1) { ["section"]=> string(58) "artisti-i-mirenjohur-rikard-ljarja-feston-72-vjetorin-7558" }