Artistja që e duan të gjithë, Elhaida Dani me përfaqësuesen e Greqisë në "Eurovision"

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:14 21-04-2015 Artistja që e duan të gjithë, Elhaida Dani me përfaqësuesen e Greqisë në

Elhaida Dani ndodhet në Amsterdam dhe atje është takuar me përfaqësuesen e Greqisë në Eurovision 2015, Maria-Elena Kyriakou-n.

Elhaidës si duket i ka pëlqyer shoqëria me konkurrenten e vendit fqinj. “Maria-Elena Kyriakou ishte kënaqësi që të takova në Amsterdam dhe të falenderoj për fjalët e ëmbla”, shkruan Elhaida mbi foton që ka bërë publike në profilin social Facebook me Maria-Elena Kyriakou-n.

Elhaida ka fituar jo vetëm simpatinë e publikut ndërkombëtar me këngën “Im Alive”, por edhe të mediave dhe kolegëve jashtë kufijve. Edhe mediat serbe pak kohë më parë nuk i kursyen fjalët e mira për Elhaida Danin.

Elhaida Dani pritet që të performojë këngën “Im Alive” në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Eurovision 2015 më datë 19 Maj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.46916818618774
array(1) { ["section"]=> string(87) "artistja-qe-e-duan-te-gjithe-elhaida-dani-me-perfaqesuesen-e-greqise-ne-eurovision-9349" }