ARTS, kompania e motrës së Taulant Ballës do prodhojë materialet e fushatës së socialistëve

Publikuar tek: politike, më 07:20 25-04-2015 ARTS, kompania e motrës së Taulant Ballës do prodhojë materialet e fushatës së socialistëve Taulant Balla dhe e motra, Fjoralba

Ish-kompania e motrës së deputetit socialist Taulant Balla, që aktualisht është në duart e vajzës së dajës së deputetit, do të prodhojë të gjitha materialet promocionale të shumicës së kandidatëve të majtë në zgjedhjet vendore.

ARTS-ja, është  ish-kompania e Fjoralba Balla Soukis, motrës së deputetit, e cila ligjërisht nuk rezulton më pronare pasi ia ka shitur një aksioneri tjetër, Kledia Stefanit. Brenda pak ditësh, nëpërmjet një shitjeje të dytë kompania i kaloi  Aurora Cekanit, vajzës së dajës të Ballëve.

Një kandidat i maxhorancës për një nga bashkitë në qarkun e Tiranës ka sinjalizuar të gjithë skemën se përmes kujt do të kalojnë transaksionet e fushatës elektorale. Kandidati, i cili nuk dëshiron që emri t’i bëhet publik ka rrëfyer se u është dhënë urdhër brenda strukturave të PS-së, që çdo material për fushatën do të prodhohet me vendim të Taulant Ballës.

Më 9 dhjetor 2013, vetëm 3 muaj pas ardhjes në qeveri të socialistëve, Fjoralba Soukis i shet aksionet e kompanisë te Kledia Stefani. Por vetëm 4 ditë pas kësaj shitjeje, Kledia Stefani i bën një shitje të dytë aksioneve të kompanisë. Çuditërisht shitja i bëhet vajzës së dajës së Fjoralba Balla Soukisit, Aurora Cekanit.

Kompania gjatë kësaj kohe ndryshon edhe objektin, duke shtuar në funksionet që mund të kryejë edhe ''PR-Marrëdhënie me Publikun.''

Për një skemë të ngjashme u fol edhe kohë më parë, kur kompania e vëllait të Erion Veliajt “Gogel” e kthyer në ‘’EAG Communication’’ kishte përfituar fonde për organizimin e pritjes së Papa Franceskut në Tiranë. Po kështu edhe me “Anima Pictures’’ të vajzës së deputetit socialist Dashamir Peza, që u shfaq disa herë duke organizuar aktivitete të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

ARTS1ok

Ekstrakt i ARTS-së

 

ARTSshitjaeaksioneveok.pg

Shitja e parë e aksioneve, nga Fjoralba Soukis te Kledia Stefani

ARTSshitjaeaksioneve2ok

Shitja e dytë e aksioneve, nga  Kledia Stefani te Aurora Cekani

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Kosova do vazhdojë projektin e Tiranës europiane
Shpërthen Sadije Berisha: O burra të fortë, si ju zë gjumi natën kur bëni thashetheme? »
Article Logic
Execution time: 0.017598152160645
array(1) { ["section"]=> string(95) "arts-kompania-e-motres-se-taulant-balles-do-prodhoje-materialet-e-fushates-se-socialisteve-9654" }