As Jorgji dhe as Jemini, një tjetër gjyqtar shqiptar zgjidhet nga FIFA

Publikuar tek: sport, më 23:54 08-12-2016 As Jorgji dhe as Jemini, një tjetër gjyqtar shqiptar zgjidhet nga FIFA

Andi Koçi do të jetë gjyqtari i tretë shqiptar me stemën ndërkombëtare të FIFA-s. Pas largimit të Bardhyl Pashajit drejt Amerikës, vendi i tij kishte mbetur bosh, por sot mësohet se Koçi do të jetë gjyqtari tjetër përkrah Lorenc Jeminit dhe Enea Jorgjit që mbajnë stemën e FIFA-s.

Emri i Koçit është zyrtarizuar sot nga UEFA, teksa e rreshton gjyqtarin e Superiores në listën e kategorisë së tretë që mbajnë stemën e FIFA-s, raporton Newsport.al

Kujtojmë që Andi Koçi gjykon në kampionatin shqiptar, në Kategorinë Superiore që nga viti 2011, ndërsa tashmë do të mbajë stemën ndërkombëtare të FIFA-s. /Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy ish-futbollistët e Kombëtares marrin drejtimin e U21 dhe U19
Ndeshja në “Elbasan Arena”, policia merr masa. Ja çfarë nuk do t’u lejohet tifozëve »
Article Logic
Execution time: 0.019356966018677
array(1) { ["section"]=> string(75) "as-jorgji-dhe-as-jemini-nje-tjeter-gjyqtar-shqiptar-zgjidhet-nga-fifa-62072" }