As Messi, as Ronaldo, njihuni me futbollistin 19-vjeçar më të pasur në botë

Publikuar tek: sport, më 09:57 10-01-2018 As Messi, as Ronaldo, njihuni me futbollistin 19-vjeçar më të pasur në botë

Edhe pse vetëm 19-vjeç, ai është një ndër futbollistët më të pasur në botë.

Këtu nuk po flasim për “yjet” që jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë, por për nipin e sulltanit të Bruneit i cili është trashëgimtar i një pasurie prej 15 miliard paund.

Faiq Bolkaih është pjesë e Leicester Cityt. Edhe pse pasuria e tij është marrëmendëse ai ka vendosur të ndjekë pasjonin e tij, futbollin. Ai më parë ka qenë pjesë e Southemptonit, Arsenalit, Çelsit dhe së fundmi i është bashkuar Leicesterit.

Bolkaih bën pjesë dhe në Kombëtaren e Bruneit, ku ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Diçka e veçantë ka të bëjë me faktin se kur Bolkaih festonte ditëlindjen e tij të 7-të, i ati organizoi një festë të veçantë ku i ftuar special ishte Majkëll Xhekson. Duke parë se nuk kishte një vend të posaçëm se ku të organizohej festa e milirderit të vogël, i ati vendosi t’i ndërtojë një stadium vetëm për të gëzuar djalin e tij me rastin e ditëlindjes. 

faiq-header-1515321492_1100x513.jpg

 

nintchdbpict000376285545.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Çmenduritë' në merkato, Real Madrid bëhet gati për të rivalizuar Barcelonën
Deputeti i PS në garë për postin e Presidentit të FSHF-së, nesër zyrtarizon kandidaturën »
Article Logic
Execution time: 0.018113851547241
array(1) { ["section"]=> string(80) "as-messi-as-ronaldo-njihuni-me-futbollistin-19-vjecar-me-te-pasur-ne-bote-106056" }