Asambleja e PS, flet Rama: Falje nëse këto 30 muaj jam treguar i vogël. “Mia culpa” dhe komenti për fishkëllimën e Blushit

Publikuar tek: politike, më 12:50 09-03-2016 Asambleja e PS, flet Rama: Falje nëse këto 30 muaj jam treguar i vogël. “Mia culpa” dhe komenti për fishkëllimën e Blushit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur duke kërkuar falje fjalimin e tij në Asamblenë e PS “nëse dikujt i ka hyrë në hak, nëse këto 30 muaj është treguar i vogël” duke shtuar se gabimet e njëri-tjetrin e kanë bërë të mësojë. Kryeministri bëri një "mea culpa" për situatën e krijuar në PS sa i takon zgjedhjeve të kryetarit duke komentuar edhe incidentin e Blushit në Elbasan që u fishkëllye.

"Unë jam përgjegjësi kryesor jo vetëm që sot është hapur një diskutim i panovojshëm, pas dy herë fitoresh kërkoj ndjesën e cdo pjesëtari dhe pjestareje të kësaj familje politike sepse askush tjetër nuk ka tagrin të më bëjë moralin e vlerave dhe parimeve demokratike", deklaroi Rama.

Pjesë nga Fjalimi

Rama tha se e përpjeta e vështirë do bëhet edhe më e vështirë në fund të këtyre reformave të ndërmarra nga qeveria  duke përfshirë gjithë mekanizmat e ngritura kundër sipas tij, ku përmendi edhe median.

“Ndërmarrje mediatike kundër për interesa të qarta apo të paqarta, do duhet të na zmbrapsin, shkurajojnë relativizojnë ndërsa ne do vazhdojmë përpara me vendosmëri duke fuqëzuar forcën udhëheqëse të gjithë këtij transformimi të partisë socialiste që duhet ti japim më shumë zë e zemër”, tha kryeministri duke përmendur tre përparësi:

-Angazhim më i madh i deputetëve dhe zgjedhësve në PS

-Lexim më i mirë i perfomancës në territor...

-Përgjegjshmëri dhe monitorim më cilësor”, theksoi Rama duke cituar statistikat e anëtarësimeve të reja në  PS ku nuk la pa përmendur edhe pjesëmarrjen e femrave.

“Kemi patur një debat për rastet kur bëhej fjalë për një numër të delegatëve tek dhe meqë kuotat ishin 50% burra  dhe 50 % gra debati ishte kush do e merrte numrin tek.

Kanë kandiduar një burrë e një grua, kanë fituar gratë me shumicë dermruese. Ne do kemi 50% gra e vajza dhe 50 %burra e djem me një avantazh të lehtë të grave me votim të fshehtë.

Ne kemi sjellë më shumë gra dhe vajza në gjithë legjislacionionin.

Sa për kriminalet, mbetet keqardhja që është bërë vizioni i një politike që mllefin e ka më të madh se turpi.

Nuk janë 19 kriminelët imagjinarë që krijon balta e shqupit por shpifjet e paskrupulta ndaj cdo ideje cdo pune. Problemi nuk është dekriminalizimi, është kriminalizimi”, tha Rama në fjalën e tij duke argumentuar:

“Për dekriminalizimin mjaftoi një ligj, për të shpëtuar nga kriminalizimi duhet më shumë kohë nga çka Shqipëria që s’mund të presë ndaj ta flemë mendjen mirë, me hir a me pahir që s’ka gjasë mos na baltosin, mos na paragjykojnë po punuam me këmbëngulje dhe mos merremi më me ta por ta bëjmë karvanin të ecë përpara. Koha që jemi marrë me ta ka qenë kohë e humbur. Më shumë kohë dhe durim e përkushtim për njerëzit”, tha Rama duke bërë më pas një “mea culpa” dhe duke komentuar zgjedhjet për kryetar e incidentin me Blushin në Elbasan.

“Unë jam përgjegjësi kryesor jo vetëm që sot është hapur një diskutim i panovojshëm, pas dy herë fitoresh kërkoj ndjesën e cdo pjesëtari dhe pjestareje të kësaj familje politike sepse askush tjetër nuk ka tagrin të më bëjë moralin e vlerave dhe parimeve demokratike. Duam s’duam kundërshtarët tanë të lodhur, pa këtë parti kjo demokraci do kishte avulluar. Duan apo s’duan kjo parti ka aq merita sa s'i ka asnjë organizatë politike ose jo politike në Shqipërinë tonë.

Qëllon të ketë mosmarrëveshje, në fishkëllima të pasjellshme. Më mirë mos ndodhte asgjë nga këto po asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja jonë po bën për gjeneratën tjetër.

Ka edhe një target tjetër në këtë parti, që nuk e kam parë në asnjë vend tjetër.

Edhe kur fishkëllejnë padrejtësisht brenda nesh nuk i fshehin gabimet pas fishkëllimës së vet dhe këto vite e kam kuptuar edhe pse-në e këtij virtyti kaq të rrallë në jetën tonë plot imperfeksione”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pritet nisja e Asamblesë së PS te “Xibraku”, do diskutohet kërkesa e Blushit
Zgjedhjet për kryetar, Rama pranon shkeljen e statutit dhe propozon Referendum, mesazh të qartë Blushit: Qentë le të lehin... »
Article Logic
Execution time: 0.024569034576416
array(1) { ["section"]=> string(123) "asambleja-e-ps-flet-rama-falje-nese-keto-30-muaj-jam-treguar-i-vogel-mia-culpa-dhe-komenti-per-fishkellimen-e-blushit-34641" }