ASHE prezanton programin për femrat, Rama: Kosova e ka vendin bosh në maternitet

Publikuar tek: politike, më 18:35 29-05-2015 ASHE prezanton programin për femrat, Rama: Kosova e ka vendin bosh në maternitet

Aleanca për Shqipërinë Europiane prezantoi sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” programin për vajzat dhe gratë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se vendet që lenë nën hije gratë dhe vajzat nuk janë në drejtimin e duhur. Rama tha se duhet të investohet më shumë te gratë dhe vajzat.

“Ajo çka po them vazhdimisht për Partinë Socialiste e Lëvizjen Socialiste për Integrim se janë dy parti por një forcë e vetme udhëheqëse e aleancës që po çon Shqipërinë në drejtimin duhur, gjen te bashkimi entuziast i grave e vajzave mishërimin e vet fantastik. Bukuria dhe energjia e kësaj salle e konfirmojnë se kur mblidhen gratë bashkë ndodh diçka magjike. Ttanimë ka shumë prova studime histori për të vërtetën nëse në komunitete  ku gratë janë të diskriminuara proporcioni i diskriminimit shkon me proporcionin e plagëve ekonomike dhe sociale”, u shpreh Rama.

Rama është shprehur i bindur për fitoren e kandidatit të PS në kryeqytet, ndërsa tha se Halim Kosova është i vetmi që mund të plotësojë vendin bosh në maternitet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova takim me studentët: Punësimi prioritet i Bashkisë
Bazhdari, programi ynë është marrë “copy-paste”. Ademi: Duhet të mbështetemi diku »
Article Logic
Execution time: 0.022475957870483
array(1) { ["section"]=> string(84) "ashe-prezanton-programin-per-femrat-rama-kosova-e-ka-vendin-bosh-ne-maternitet-12250" }