Askush nuk do të ketë të bëjë me plehrat, Sadi Vorpsi shpërthen ndaj Bashës dhe mohon akuzat

Publikuar tek: politike, më 21:07 23-09-2016 Askush nuk do të ketë të bëjë me plehrat, Sadi Vorpsi shpërthen ndaj Bashës dhe mohon akuzat

Ashtu si shumë deputetë të Partisë Socialiste, të cilët pasi kanë parë zemërimin e qytetarëve për miratimin e importit të plehrave, kanë mohuar që të kenë votuar në Kuvend për atë ligj, edhe prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka mohuar një akuzë të bërë në rrjetet sociale.

Një faqe e Partisë Demokratike kishte publikuar një foto të Vorpsit me propozuesin e këtij ligji, Ervin Bushatin, duke pretenduar se ata për drekonin për “të festuar” importin e plehrave. Prefekti i Tiranës thekson se ajo foto është bërë tre muaj më parë dhe kjo mund të verifikohet shumë lehtë.

Reagimi i plotë i Sadi Vorpsit:

Të nderuar qytetarë dhe miq

Pasi ofendoi qytetarët e Dibrës duke thënë se kanë shitur votat te kandidati i së majtës, Lulzim Basha përmes një emisioni televiziv ditën e djeshme u shpreh se në vitin 2015 edhe në njësinë 8 votat janë blerë derë më derë.

Për këtë fyerje që i bëhet lagjes time ku jam lindur, rritur, investuar dhe jetoj dhe si një detyrim ndaj jush dhe vetëm ndaj Jush që më keni besuar, dua t’ju bëj me dije se marrëzia e PD këtë radhë ka tejkaluar çdo fantazi.

PD sot ka publikuar një fotografi ku shprehet se Prefekti i Tiranës, deputeti i zonës dhe zyrtarë të tjerë janë mbledhur për të festuar miratimin e ligjit të importit të mbetjeve.

Në respekt ndaj jush po ju sjell postimin e fotografisë që PD ka shpërndarë si të bërë ditën e sotme, ndërkohë që ajo foto është bërë 3 muaj më parë (krahasoni datat).

Duke mos dashur ta marr seriozisht këtë shpifje të radhës dua t’i bëj të ditur Lulzim Bashës dhe cilitdo tjetër të përfshirë në këtë shpifje se PD ka humbur dhe do të vijoj të humbë jo për shkak të shit-blerjes së votës, por për shkak te strukturave që ajo ka vendosur në Njësinë 8 dhe kalamajve që ka vënë në krye dhe që bëjnë të tilla postime në rrjetet sociale duke pretenduar se po bëjnë ndonjë akt politik të nivelit të lartë.

Qytetarët e Njësisë 8 dhe të mbarë Tiranës as nuk shesin dhe as nuk blejnë vota! Ata thjeshtë e kanë reflektuar mbi lagjen-gërmadhë që i la PD ndër vite dhe Lulzim Basha si kryebashkiak në veçanti.

14463113_1120411551357692_1466170086314644547_n.jpg

14370407_1120411598024354_2821653782205127209_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Mustafa Nano, apel socialistëve: Largoni Ramën dhe klasën politike mafioze
Bushati takon Mogherinin dhe Steinmeier në OKB, kërkon avacimin e shpejtë të Shqipërisë në BE »
Article Logic
Execution time: 0.01932692527771
array(1) { ["section"]=> string(97) "askush-nuk-do-te-kete-te-beje-me-plehrat-sadi-vorpsi-shperthen-ndaj-bashes-dhe-mohon-akuzat-53927" }