“Askush nuk e çau trapin për ta", s’duron më Bujar Asqeriu: Artisti jeton në 50 m katrorë, qeveritarët me vila 5 mln EURO (VIDEO E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:47 12-02-2018 “Askush nuk e çau trapin për ta

Pas të madhit Robert Ndrenika, është aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu ai i cili shpërthen në revoltë për fatin e mjerë të artistit.

“Askush nuk e çau trapin për ta!”, thotë troç aktori ndërsa shton: “Artisti ynë i madh jeton në një dhomë e kuzhinë 50 metra katrorë kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 mln Euro! Kjo është drama e madhe!” 

Artistët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme kundër zhvendosjes së Teatrit duke kërkuar një takim me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Ata i kanë kërkuar ministres t’u përgjigjet kërkesave ndërsa e kanë akuzuar për mungesë transparence. Mësohet se takimi është caktuar në Teatrin Kombëtar, ditën e mërkurë në orën 16:00.

 Ndiqni videon e plotë:

Më shumë në këtë kategori: « Një Libër më shumë për Preshevën”, tejkalohet objektivi minimal, nisma shtrihet nëpër shkolla
»
Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279
array(1) { ["section"]=> string(137) "askush-nuk-e-cau-trapin-per-ta-s-duron-me-bujar-asqeriu-artisti-jeton-ne-50-m-katrore-qeveritaret-me-vila-5-mln-euro-video-e-plote-109987" }