Asnjë lojtar i kombëtares nuk po agjëron, as Mërgim Mavraj

Publikuar tek: sport, më 20:18 06-06-2016 Asnjë lojtar i kombëtares nuk po agjëron, as Mërgim Mavraj

Muaj i shenjtë i Ramazanit ka nisur sot dhe shumë myslimanë kanë nisur agjërimin. Megjithatë, në kombëtaren shqiptare asnjë futbollist nuk po agjëron, madje as Mërgim Mavraj.

Gazetari i Top-Channel, Endi Tufa ka sqaruar se stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka nisur agjërimin.

“Stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka filluar agjërimin në ditën e hënë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por nga komunikimet që kam patur nuk do të ketë agjërues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njofton gazetari.

Shumë ekspertë të futbollit kanë shprehur më herët shqetësimin se agjërimi i ndonjërit prej lojtarëve mund të shkaktonte problem në paraqitjen e Kombëtares gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani dhe Tirana ‘buzëqeshin’ me dënimin e Skënderbeut, përfitojnë në kupat e Europës
Sot hapet dyqani i kombëtares në Tiranë, të gjitha produktet me 40% ulje »
Article Logic
Execution time: 0.0060980319976807
array(1) { ["section"]=> string(63) "asnje-lojtar-i-kombetares-nuk-po-agjeron-as-mergim-mavraj-42654" }