Assange do të pranojë arrestin nëse OKB flet kundër tij

Publikuar tek: bota, më 19:34 04-02-2016 Assange do të pranojë arrestin nëse OKB flet kundër tij

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranojë arrestin , nëse një panel i Kombeve të Bashkuara shprehet kundër tij.

Assange është strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër që nga viti 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku është i kërkuar për t’u marrë në pyetje nën akuzat për përdhunim, shkruan Voa.

Grupi i Punës i Kombeve të Bashkuara për Ndalime Arbitrare ka hetuar pretendimin e Assange se rasti i përdhunimit është një pretekst për të lejuar Suedinë ta ekstradojë tek Shtetet e Bashkuara që duan ta ndjekin atë penalisht për botimin e informacioneve sekrete në faqen e internetit WikiLeaks dhe se izolimi i tij në ambasadë përbën ndalim arbitrar.

Australiani Assange botoi në WikiLeaks një numër komunikimesh diplomatike dhe dokumenta të tjera sensitive që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë sekret. Ishte një nga rrjedhjet më masive të informacioneve sekrete në historinë amerikane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024837970733643
array(1) { ["section"]=> string(61) "assange-do-te-pranoje-arrestin-nese-okb-flet-kunder-tij-31758" }