Astronauti i Nasa nën akuzë për aksidentin rrugor ku humbën jetën dy vajza të mitura

Publikuar tek: bota, më 16:52 01-09-2016 Astronauti i Nasa nën akuzë për aksidentin rrugor ku humbën jetën dy vajza të mitura

Ish-kreu i Space Shuttle, astronauti i Nasa, James Halsell, është paditur nga një juri në Alabama për vrasjen e dy vajzave gjatë një aksidenti rrugor në fillim të këtij viti.

Ish-astronauti i Nasa që këtë të hënë mbush 60 vjeç, akuzohet se ka përplasur për vdekje dy vajza 11 dhe 13 vjeçe të cilat udhëtonin në një makinë tjetër, teksa ai po ngiste automjetin e tij me shpejtësi dhe nën efektine  alkoolit.

Por avokati mbrojtës i ka mohuar akuzat duke thënë se shoferi i makinës ku ndodheshin dy vajzat e mitura gaboi gjatë drejtimit të makinës dhe ka pjesën e tij të fajit në aksidentin fatal.

Halsell ka kryer pesë fluturime hapësinore përpara se të merrte postin e kreut të “Space Shuttle” në vitin 2006.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20573091506958
array(1) { ["section"]=> string(90) "astronauti-i-nasa-nen-akuze-per-aksidentin-rrugor-ku-humben-jeten-dy-vajza-te-mitura-51567" }