“Ata që po bëjnë statutin, po i qepin kostum Edi Ramës…a ka ftohtë, a ka ngrohtë, a i bëjnë kopsat, ç’ngjyrë është’’, shpërthen Blushi

Publikuar tek: politike, më 12:19 02-03-2016 “Ata që po bëjnë statutin, po i qepin kostum Edi Ramës…a ka ftohtë, a ka ngrohtë, a i bëjnë kopsat, ç’ngjyrë është’’, shpërthen Blushi

Ben Blushi shpërthen pas propozimit të tij me 8 pika ditën e sotme, lidhur me ndryshimet që duhet të ketë statuti i Partisë Socialiste. Edhe pse deputeti ka deklaruar se grupi i punës ende nuk I ka parë propozimet e tij, Blushi e ka bërë të qartë se ata që po bëjnë këtë statut, thjesht sa po i qepin një kostum Edi Ramës.

“Ky statut po bëhet në mënyrë hermetike dhe pa debat. Po bëhet një statut për një njeri, ky nuk është për një njeri.

Ata që po e bëjnë, janë në rolin e robaqepësit, po i qepin Edi Ramës një kostum. A ka ftohtë, a ka ngrohtë, I bëjnë kopsat, I pëlqen çfarë ngjyrë është kostumi? Ky është statut për një njeri.”, ka komentuar Blushi.

Deputeti, i cili ka sfiduar hapur Ramën për garë si kryetar, ka rikujtuar edhe njëherë çështjen thuajse kryesore: zgjedhjet brenda PS-së me votim dhe jo me duartrokitje.

“Si bëhen zgjedhjet në Shqipëri? Me duartrokitje apo votim? Këtë kërkoj dhe unë, të ketë zgjedhje me votim.”, theksoi Blushi.

“Është një vendim që s’mund ta paragjykoj, presim. Nëse vendimi merret pas kongresit, nuk ka më vlerë. Absolutisht, ndryshimet statutore duhet të kishin kaluar në Kryesi dhe më pas në Asamble.

Ky statut po bëhet në mënyrë hermetike dhe pa debat. Po bëhet një statut për një njeri, ky nuk është për një njeri. Ata që po e bëjnë, janë në rolin e robaqepësit, po i qepin Edi Ramës një kostum. A ka ftohtë, a ka ngrohtë, i bëjnë kopsat, I pëlqen çfarë ngjyrë është kostumi? Ky është statut për një njeri

Kjo nuk është cështje armiqësie me kolegët, unë nuk kam armiq. Por ata duhet t’I provojnë pse nuk duhet të ketë zgjedhje. S’kam ftuar asnjë në duel. Si të bëhet më e mirë partia, më kolegjiale se nuk është pronë e askujt.

Si bëhen zgjedhjet në Shqipëri? Me duartrokitje apo votim? Këtë kërkoj dhe unë, të ketë zgjedhje me votim.

Ata që janë përpjekur t’ia qepin këtë kostum Edi Ramës duhet t’I përgjigjen një pyetje: A ka fuqi prapavepruese ky statut i ri? Për të rregulluar një normë në 2016 për diçka që duhet të ndodhte 3 vjet më parë. Ky statut duhet të ishte legal.

Nuk na është komunikuar asnjë datë për Asamblenë, shpresoj të jetë para Kongresit. Do kërkoj që ndryshimet e reja në statut të mos kenë efekt prapaveprues dhe të zbatohet  parimi një anëtar-një votë.

PS nuk besoj se shkon në këtë kongres për të ndryshuar raportin e saj me Shqipërinë apo mbi doktrinën mbi të cilën është mbështetur. Për çfarë eksiztojnë partitë e majta? Për të mbrojtur shtresat e varfëra, që shoqëria nuk u ka dhënë mundësi. Shpërndarje më të mirë pasurie, më shumë punësim, më shumë asistencë. Shteti rregullator I tregut, kurse partitë e djathta I shkojnë vetëm tregut. Kjo është arsyeja edhe që kjo krizë po I kthen partitë e majta në pushtet, krizë tregu, krizë borxhesh dhe papunësie. PS është e majtë, pavarësisht se 3 vjet qeverisi si e djathtë. Nuk ka një parti të majtë Shqipëria.Shpresoj që PS të mbetet një parti e majtë.

Partitë nuk zëvendësojnë sindikatat dhe as sindikatat partitë. Roli I sindikatave duhet të jetë më I fortë, janë inekzistente. S’kam dalë të bëj fushatë për sindikatat, por mbeten me vlerë për Shqipërinë.”, përfundoi Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lushnja me një frymëmarrje të re, Rama publikon pamjet e qytetit (FOTOT)
Edi Rama ndryshime të reja në qeveri. Ja cilët zëvendësministra emërohen »
Article Logic
Execution time: 0.028863906860352
array(1) { ["section"]=> string(132) "ata-qe-po-bejne-statutin-po-i-qepin-kostum-edi-rames-a-ka-ftohte-a-ka-ngrohte-a-i-bejne-kopsat-c-ngjyre-eshte-shperthen-blushi-34006" }