Atë Stathi Melani 50 vjet në harresë, përshpëritje në Kishë për priftin që u vra për të mbrojtur atdheun

Publikuar tek: kulture-art, më 15:01 24-12-2017 Atë Stathi Melani 50 vjet në harresë, përshpëritje në Kishë për priftin që u vra për të mbrojtur atdheun

Sot mbushen 100 vjet nga martirizimi i Atë Stathi Melanit. Në një kohë kur priftit hero nuk i përmendej edhe emri është kujtuar sot në një Kishë në Tiranë.  Atë Stathi Melani ishte lënë 50 vjet në harresë, i cili u vra pabesisht për fe, pasi nuk praninte coptimin e Shqipërisë nga trupat greke.

Stath Melani lindi në fshatin Melan të Përmetit më 1858. Në moshë të vogël u vendos me të atin në Stamboll, ku u njoh me patriotët e kohës dhe zhvilloi ndjenjat kombëtare. Më 1899 u dorëzua prift dhe më 1900 u kthye nga Amerika, ku pat emigruar, për në Përmet. Me qëllim që të mbështeste luftën për pavarësi kombëtare, krijoi më 1911 një çetë komitësh me djem nga fshatrat e Përmetit.

Më 1912 u caktua komandant i zonës së Përmetit nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Më 1914, pas krijiit të Republikës Autonome të Epirit të Veriut, u përball disa herë me forcat andarte greke. Për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos si më 1909 nga autoritetet osmane, ashtu edhe më 1914 nga qeveria e Haxhi Qamilit. Më 24 dhjetor 1914 ra në një pusi të çetës së Sorropullit dhe u vra pabesisht nga Josif Sorropulli.

 

25591838_10156113597433826_4966018944287622579_n.jpg26001265_10156113597488826_4804443747879832438_n.jpg

25552310_10156113597583826_8010395866088397324_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eugent Bushpepa shpallet fituesi i festivalit të 56-të në RTSH
»
Article Logic
Execution time: 0.01700496673584
array(1) { ["section"]=> string(110) "ate-stathi-melani-50-vjet-ne-harrese-pershperitje-ne-kishe-per-priftin-qe-u-vra-per-te-mbrojtur-atdheun-104219" }