"Atelier 4" fituese e tenderit për terminalin e transportit publik?

Publikuar tek: ekonomi, më 14:05 20-09-2016

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për realizimin e terminalit të transportit publik në kryeqytet që do të ketë një vlerë prej 15.5 milionë euro.

 Autoriteti Kontraktor do të zbatojë procedurën e hapur të tenderit në pajtim me nenin 22 të ligjit shqiptar të konçesioneve dhe partneritetit publik privat nr. 125/2013.

Gjatë ndërtimit të terminalit, objektivi i Autoritetit Kontraktor është përmirësimi i lëvizshmërisë së përgjithshme, duke siguruar një terminal me kapacitet të plotë transporti ku autobuzët ndërqytetës do të shkarkojnë pasagjerë për në autobuzë urbane dhe taksi përgjatë korridorit kryesor të qytetit në pjesën veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, duke zvogëluar bllokimet e trafikut në qendër të qytetit, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e konsumit të karburantit për transport publik.

Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85.000 metra katrorë vendosur për gjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t'i kontraktohet në baza afatgjatë

Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve.

Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit.

Kontrata do të jetë me konkurs ndërkombëtar. Kohëzgjatja e Kontratës do të jetë 15 deri në 35 vite.

 Një nga kriteret e vendosura si fillim duhet që një nga operatorët që bëhet pjesë e bashkimit konkurues duhet patjetër të jetë kompani projektimi, me të paktën një projekt të hartuar me vlerën e 175 mijë euro.

 Newsbomb.al duke hulumtuar në të dhënat e agjencisë Open Data Albania, paraprakisht ka arritur në përfundimin se fitues i tenderit do të jetë kompania "Atelier 4".  Kjo kompani është e vetmja kompani që plotëson kriterin e mësipërm. 

Në link do të shihni sesi kompania "Atelier 4" brenda një viti ka përfituar rreth 1.7 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, të gjithë tenderat dhe vlerat përkatëse./ Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025792121887207
array(1) { ["section"]=> string(70) "atelier-4-fituese-e-tenderit-per-terminalin-e-transportit-publik-53507" }