Atentat mafioz: Camorra vret nënë e bir në Napoli

Publikuar tek: rajon, më 22:53 28-11-2017 Atentat mafioz: Camorra vret nënë e bir në Napoli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën Casalnuovo në Itali, ku nënë e bir janë vrarë mbrëmjen e sotme në një atentat mafioz.

Viktimat janë Clemente Palumbo, 34 vjeç dhe Immacolata De Rosa, 55 vjeç, nënë e bir. Ata ishin duke udhëtuar me makinë kur persona të paidentifikuar i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Makina po drejtohej nga 34-vjeçari i cili u qëllua me dy plumba në fyt dhe ndërroi jetë në spitalin e Napolit. E vdekur mbeti edhe nëna e tij.

Palumbo kishte precedentë të mëparshëm kriminal ndërsa policia po heton në pistën e trafikut të drogës. /Newsbomb.al

deggh45h5h.jpg

dfwergfwe4gwdf.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Atlantikut: SHBA të luajnë rol thelbësor në Ballkan
Frikë në aeroportin shqiptar, futen eksploziv e armë në aeroplan »
Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996
array(1) { ["section"]=> string(55) "atentat-mafioz-camorra-vret-nene-e-bir-ne-napoli-101157" }