Atentat me armë zjarri në qendër të Burrelit, plagoset 32-vjeçari

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:55 06-09-2017 Atentat me armë zjarri në qendër të Burrelit, plagoset 32-vjeçari Foto ilustruese

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Burrelit para ambienteve të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa motivet dhe autorët nuk dihen ende. Mësohet se një preson ka qëlluar 10 herë me pistoletë.

Sakaq, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ku është gjetur edhe karikatori i armës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në qytetin e Burrelit janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para një lokali në qytetin e Burrelit, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta mes dy të rinjsh është qëlluar me armë ndaj shtetasit A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja.

Shtetasi qe ka kryer plagosjen është larguar menjëherë por është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krihet zona për të berë të mundur kapjen e aurorit

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046061992645264
array(1) { ["section"]=> string(70) "atentat-me-arme-zjarri-ne-qender-te-burrelit-plagoset-32-vjecari-91397" }