Atentat ndaj një personi, tmerrohen klientët e lokalit në Tiranë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:24 11-01-2016 Atentat ndaj një personi, tmerrohen klientët e lokalit në Tiranë Foto nga vendngjarja

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 17:40 pranë një qendre tregtare te "21 dhjetori" në Tiranë.Banorët fillimisht njoftuan policinë duke thënë se janë dëgjuar rreth 3-4 të shtëna me armë zjarri pranë një qendre tregëtare në afërsi të lagjes "21 Dhjetori" te ish-Parku i Autobusëve. Ndërsa dëshmitarët okularë tregojnë se kanë parë dy djem, të cilët kanë qëlluar në drejtim të një lokali. Sipas policisë ka qenë një këmbësor i vetëm i cili ka qëlluar në drejtim të lokalit "Angel's" ku qëndronte i ulur një person tjetër që mendohet se ishte objektiv i atentatit. Nga të shtënat me armë janë thyer xhamat e lokalit ndërsa policia ka gjetur në vendngjarje edhe disa gëzhoja. Ngjarja ka shkaktuar panik te klientët e lokalit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029103994369507
array(1) { ["section"]=> string(69) "atentat-ndaj-nje-personi-tmerrohen-klientet-e-lokalit-ne-tirane-29650" }