Atentati në Durrës, zbulohet sa LEKË pagoi miku i Shullazit për t’u liruar para kohe nga burgu

Publikuar tek: aktualitet, më 08:13 09-11-2018 Atentati në Durrës, zbulohet sa LEKË pagoi miku i Shullazit për t’u liruar para kohe nga burgu

Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit që mbeti i vrarë në atentat tre ditë më parë në Durrës, ka qenë i dënuar më parë me 19 vite burgim. Nga burgu i Fushë-Krujës ka dalë më 23 Korrik 2010 pas një vendimi të dhënë nga gjyqtarja e Krujës.

 

39-vjeçari Harizaj pagoi 9.5 milionë milionë Lekë të vjetra që gjykata ta lirohet para kohe nga burgu, duke i falur dënimin e mbetur prej 1.8 vitesh, shkruan shqiptarja.com. Sipas vendimit, gjykatësja urdhëronte në 2010 që këtë dënim të mbetur, Harizaj duhet ta kryente në shtëpi dhe të mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës në Vlorë.

Në një prej pikave të këtij vendimi, gjykatësja urdhëronte që Edison Harizaj detyrohej që gjatë kësaj kohe të ushtronte një veprimtari profesionale ose të marrte një arsim apo formim profesional, si dhe të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.

Mbi mënyrën e lirimit të tij dhe faljes së 1.9 vite burgim, në vitin 2009 Prokuroria e Tiranës ka hapur një dosje penale për akuzën e korrupsionit, ku ka pasur disa të arrestuar në këtë çështje, mes tyre dhe Edison Harizaj, që në atë kohë u akuzua për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera në atë kohë, thuhet se Almir Meço me detyrë avokat i të dënuarit Edison Harizaj si dhe e pandehura Flutura Meço bashkëshortja e të pandehurit Almir Meço me detyrë kancelare pranë Gjykatës Krujë, kanë marrë para nga persona të dënuar për pranimin e kërkesave të tyre në Gjykatën Krujë duke ndikuar pranë gjyqtares së çështjes Alma Hoxha. Sipas organit të akuzës, dy të pandehurit bashkëshortë me njëri-tjetrin, kanë marrë para nga i dënuari Edison Harizaj dhe familjarët e tij për të ndikuar tek gjyqtarja e çështjes Alma Hoxha për lirimin e të dënuarit. Sipas organit të akuzës, i pandehuri Almir Meço ka marrë 9.5 milionë lekë të vjetra nga i dënuari Edison Harizaj dhe familjarët e tij.

“I forti” i Vlorës Edison Harizaj ra pre e një atentati mafioz pak para mesnatës të së martës, në unazën e Durrësit. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama e nis ditën me një FTESË: Duke filluar nga data 30 nëntor…
Protestë në Unazën e Re, banorët bllokojnë rrugën: Nuk lejojmë prishjen e banesave »
Article Logic
Execution time: 0.033257007598877
array(1) { ["section"]=> string(100) "atentati-ne-durres-zbulohet-sa-leke-pagoi-miku-i-shullazit-per-t-u-liruar-para-kohe-nga-burgu-140841" }