Athina i dërgon notë diplomatike Shkupit

Publikuar tek: rajon, më 23:41 10-02-2019 Athina i dërgon notë diplomatike Shkupit Kryeministri grek Aleksis Tsipras, me ate maqedonas Zoran Zaev

Greqia do t’i dërgojë ditën e hënë një notë diplomatike Maqedonisë, për ta informuar mbi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit të anëtarësimit në NATO. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës ministri i Jashtëm grek Jorgo Katrugalos. Kjo do të thotë se nga e hëna FYROM-i  do të quhet zyrtarisht  Maqedonia e Veriut dhe jo më Maqedoni.

Marrëveshja e Prespës është e qartë dhe e prerë, vendi fqinj do të citohet në të gjitha organizatat, në marrëdhëniet dypalëshe dhe në punët e brendshme të tij me emrin e ri kushtetues’, ka deklaruar Katrugalos.

Pasi të marrë notën diplomatike nga Athina, qeveria maqedonase do të duhet të bëjë ndryshimet e brendshme kushtetuese dhe t’u kërkojë Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha vendeve njohjen me emrin e ri sipas Marrëveshjes së Prespës.  

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, partitë shqiptare ende pa kandidat
Deklarata e Vuçiç: Do bëjmë kompromis me Kosovën, nëse shfuqizohet taksa »
Article Logic
Execution time: 0.12937998771667
array(1) { ["section"]=> string(47) "athina-i-dergon-note-diplomatike-shkupit-152313" }