Atletico Madrid në gjysmëfinale, eliminon Barçën nga Champions League

Publikuar tek: sport, më 21:49 13-04-2016 Atletico Madrid në gjysmëfinale, eliminon Barçën nga Champions League

Kampionët e Europës së Barcelonës dalin jashtë Uefa Champions League. Atletiko e Madridit arriti të eliminojë blaugranat pas një ndeshje të luajtur me shumë zemër në “Vicente Calderon”, të cilin ekipi i Simeones e fitoi 2-0 duke i hequr lojën dhe idetë Barcës. Griezzman ishte heroi i Atletikos me një dygolësh, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa nuk munguan dhe polemikat në fund, pas një topi të prekur me dorë nga Gabi në të 90-tën, të cilën Rizzoli e cilësoi si jashtë zone. Gjithsesi ishte një kualifikim i merituar për Atleticon, që goditi Barcelonën atëherë kur duhej me francezin që shënoi golin e parë në të 36-tën.

Barça që deri në ato caste nuk kishte prodhuar asgjë, nuk pati reagimin e duhur dhe Atletico në të 88-tën, shfrytëzoi sërish një zbritje për të fituar një 11-metërsh pas topit të prekur me dorë nga Iniesta. U mbyll gjithcka me polemikat e Barcës me Rizzolin dhe goditjen jashtë të Messit, me kampionët që u eliminuan e festën që ishte e tëra për Atletikon.

Bajerni i Mynihut vuajti vetëm 38 minuta në “Da Luz” për të arritur gjysmëfinalen, pasi vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Jimenezit në të 27-tën duke ndezur tifozerinë e tyre, por Vidal ashtu si në ndeshjen e parë shuajti shpresat e portugezëve me golin e tij. Vulën kualifikimit ja vuri Muller me golin e 1-2 në të 52-tën, ndërsa barazimi i Taliscas në të 76-tën nuk ndryshoi përvec shifrave përfundimtare pasi kualifikimi i Bajernit ishte vulosur tashmë. (Supersport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rey Manaj i jep kupën Interit
Si duket “Loro Boriçi”, stadiumi drejt përundimit »
Article Logic
Execution time: 0.018758058547974
array(1) { ["section"]=> string(74) "atletico-madrid-ne-gjysmefinale-eliminon-barcen-nga-champions-league-37632" }