Atletiko dhe Leverkusen, në garë për Elseid Hysajn

Publikuar tek: sport, më 19:18 25-03-2016 Atletiko dhe Leverkusen, në garë për Elseid Hysajn

Atletiko Madrid dhe Beyer Leverkusen janë dy skuadrat që po garojnë me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e 22 vjeçarit shqiptar, Elseid Hysajt.

Menaxheri i mbrojtësit të Napolit, Mario Giufreddi ka konfirmuar ato çka është publikuar në media se klube të rëndësishme në Europë po kërkojnë ta bëjnë të tyrin lojtarin. Megjithatë, Giufreddi ka theksuar se është në kontakte të vazhdueshme me Napolin për rinovimin e kontratës së Hysajt.

Napoli e bleu Hysajn vetëm për 5 milionë euro nga Empoli sezonin e kaluar, ndërsa vlera e tij aktualisht ka arritur në 20 milionë euro. Megjithatë, çmimi i kartonit të Hysajt dhe i të gjithë lojtarëve të tjerë të Kombëtares Shqiptare, mund të rritet edhe më shumë në varësi të paraqitjes së kuqezinjve në Kampionatin Europian që starton në muajn qershor të këtij viti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi: Shqipëria nuk frikë askënd
Kombëtarja mbërrin në Austri, me dhjetra tifozë i presin në aeroport »
Article Logic
Execution time: 0.0040462017059326
array(1) { ["section"]=> string(55) "atletiko-dhe-leverkusen-ne-gare-per-elseid-hysajn-36013" }