Atletiko hutohet nga humbja, ngatërron Benfikën me Barcelonën

Publikuar tek: sport, më 23:01 30-09-2015 Atletiko hutohet nga humbja, ngatërron Benfikën me Barcelonën

Atletiko Madrid është mposhtur 1-2 në shtëpinë e tij mbrëmjen e djeshme nga Benfika, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Por, kjo humbje e ardhur papritur kur të gjithë prisnin fitoren e spanjollëve, ka hutuar jo pak stafin e Atletikos.

Në postimin e bërë në facebook-un zyrtar të klubit madrilen pas përfundimit të ndeshjes, emri i Benfikës ishte ngatërruar me atë të Barcelonës. Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, megjithatë postimi nuk është korrigjuar për të paktën 1 orë.

Ndoshta, për madrilenët niveli i lojës së Benfikës ka qenë i njejtë me atë të katalanasve.

Lexo edhe: Fitojnë Reali, Juventusi dhe Manchester, zhgënjen Atletico

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017374992370605
array(1) { ["section"]=> string(66) "atletiko-hutohet-nga-humbja-ngaterron-benfiken-me-barcelonen-22047" }