Atletiko Madrid i pathyeshëm në shtëpi, i mjafton një gol kundër Bayern Munich

Publikuar tek: sport, më 22:06 27-04-2016 Atletiko Madrid i pathyeshëm në shtëpi, i mjafton një gol kundër Bayern Munich

Atletiko e Madridit hodhi hapin e parë drejt finales së Milanos pasi mundi 1-0 Bajernin e Mynihut, në ndeshjen e parë gjysëmfinale mes tyre në Champions League. Në sfidën e luajtur në “Vincente Calderon” ekipi i Simeones triumfoi 1-0 falë një goli të Saul në minutën e 11-të që mposhti Neuer me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Atletiko që në shtëpi është një kështjellë arriti të ruajë rezultatin deri në fund, pavarësisht se Bajerni në krahun tjetër u përpoq jo pak, sidomos në pjesën e dytë për të arritur te goli i barazimit. Madje Alaba me një goditje fantastike në minutën e 55-të goditi dhe traversën ndërsa dhe Vidal provoi gjithashtu nga distanca (74) por gjeti gati Oblak. Rezultati mund të kishte qenë dhe më i thellë në favor të Atleticos nëse “El Nino” Torres nuk do të kishte goditur shtyllën në 75-tën, pasi kishte dribluar me mjaft mjeshtëri dhe Alaban, shkruan Supersport.

Pavarësisht se në fund Bajerni mbajti topin 70 përqind kundrejt 30 të Atleticos, los colchoneros arritën të fitonin duke u nisur të favorizuar për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” falë dhe faktit që nuk kanë pësuar gol në sfidën shtëpiake.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF ambicioze, cakton shpërblimin për Kombëtaren nëse fiton Kampionatin Europian
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare bëhet baba »
Article Logic
Execution time: 0.020897150039673
array(1) { ["section"]=> string(83) "atletiko-madrid-i-pathyeshem-ne-shtepi-i-mjafton-nje-gol-kunder-bayern-munich-38880" }