Atmosfera e festave në Tiranë sfidon të ftohtin, qytetarët shijojnë ‘qytezën’ në mes të sheshit ‘Nënë Tereza’ (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:37 20-12-2016 Atmosfera e festave në Tiranë sfidon të ftohtin, qytetarët shijojnë ‘qytezën’ në mes të sheshit ‘Nënë Tereza’ (Foto)

Teksa Krishtlindjet dhe Viti i Ri po afrohen, kryeqyteti i Shqipërisë është zbukuruar sipas frymës së festave.

Bashkia e Tiranës ka dekoruar rrugët kryesore dhe sheshin ‘Nënë Tereza’ duke e kthyer atë në një ‘qytezë’ ku janë vendosur kabinat e drurit, lodra për fëmijë dhe një pistë patinazhi. Po ashtu në atë zonë është bllokuar qarkullimi i makinave për t’i lënë hapësirë qytetarëve të shijojnë ditët e fundit të këtij viti.

Atmosfera festive në sheshin ‘Nënë Tereza’ duket se po sfidon ditët e ftohta të dimrit dhe po tërheq gjithnjë e më shumë qytetarët të cilët pa dallim moshe i shikon teksa dynden dhe shijojnë një pije të ngrohtë, ushqim ndryshe apo edhe raki arre.

Gjallëria shtohet edhe më shumë teksa shikon përreth fëmijë që luajnë me njëri-tjetrin apo me lodrat aty pranë.

Ajo ç’ka bie më shumë në sy është edhe pema e madhe në mes të ‘qytezës’ ku kryesisht të rinjtë shkrepin foto dhe shprehin ndonjë dëshirë.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, llambat e shumta me ngjyra i kanë dhënë një tjetër atmosferë Tiranës./Newsbomb.al

lodra6.jpg

lodra7.jpg

lodra.jpglodra2.jpglodra3.jpglodra4.jpglodra8.jpglodra9.jpglodra10.jpglodra11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rita Ora nën hetim nga policia, rrezikon të humbasë mijëra dollarë
E mrekullueshme në mbrëmjen e Top-Channel por ja sa kushton fustani i Lori Hoxhës »
Article Logic
Execution time: 0.018266201019287
array(1) { ["section"]=> string(115) "atmosfera-e-festave-ne-tirane-sfidon-te-ftohtin-qytetaret-shijojne-qytezen-ne-mes-te-sheshit-nene-tereza-foto-63221" }