"Aty isha në një moment çmendurie", Marjana Kondi shkund "Kujtim Spahivoglin"

Publikuar tek: kulture-art, më 14:11 11-11-2017

Anta Muçaku për newsbomb.al

Kolektiv 38 me 8 regjisorë punuan për të sjellë në teatrin “Kujtim Spahivogli” veprën e aktorit rus Bulgakov “Djallëzorët”.

Bulgakov është një ndër të shumtët poetë  "i çensuruar”, që shkruan mbi “eksperimentin komunist” duke i kthyer historitë e tij në metafora dhe simbolika.

“Djallëzorët”, një shfaqje ndryshe nga të gjitha shfaqjet e tjera, që fliste me gjuhën e trupit por e kuptueshme në mënyrë profesionale nga narratorja e pjesës e interpretuar me një skatësi, mjeshtëri e profesionalizëm, gjatë gjithë kohës, aktorja Marjana Kondi. Gjigantja e skenës shqiptare ka luajtur një rol që nuk e ka luajtur asnjëherë më parë në jetën e saj të gjatë artistike.

“E çuditshme dhe fat për mua që të luaj në një Teatër që mban emrin e Kujtim Spahivogli, Teatri eksperimental. Mjeshtri Kujtim Spahivogli një nga viktimat e arta të artit Shqiptar në diktaturë. Jam shumë emocionuar e privilegjuar për këtë fakt se interpretoj diktaturën pikerisht në nje teatër që mban emrin e një personaliteti që diktatura e thërmoi...Diktatura vazhdon të jetojë e fshehur nën petkun e servilëve. Diktatura e ditëve moderne nuk është asgjë më pak se diktatura klasike që i trodhi artistët me kërbaç, diktatura e sotme i tret artistët me para dhe pushtet. Midis këtyre dhe atyre ka gjithmonë nje fije mbi të cilën duhet të shkelin artistët për të mbijetuar. Diktatura sjell servilizmin, servilizmi depersonalizon njeriun, kaq e lehtë është për ta shkatërruar”, shprehet Marjana Kondi.

Kur e pyes për momentin e fiksuar edhe në këtë foto, ku aktorja gjendet përtokë me një pirg letrash të hedhura dhunshëm, më tregon me hollësi ç’përjetoi:

“Aty kam një moment çmendurie. Më provokoi vetë teatri me emrin e Kujtim Spahovoglit që diktatura e thërmoi, brenda meje vazhdoj akoma të jem një diktatore, gjë që është jashtë karrakterit tim. Është një punë e shkëlqyer, sigurisht që nuk do ta harroj kurrë”.

E pasi i dha provat e suksesit të mërkurën dhe të martën te “Kujtim Spahivogli”, shfaqja do të vazhdojë të jepet nesër e pasnesër në orën 19:00 te Teatri i Kukullave këtë herë për shkak të mungesës së sallave.

Por për aktoren e dashur të publikut shqiptar, ky nuk është një problem: Mjafton një perde në mes të rrugës dhe... për të quhet skenë.

marj.jpg

marjAN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029809474945068
array(1) { ["section"]=> string(78) "aty-isha-ne-nje-moment-cmendurie-marjana-kondi-shkund-kujtim-spahivoglin-99184" }