Audio-përgjimet, 3 zyrtarët e PD sot te Krimet e Rënda

Publikuar tek: politike, më 08:54 17-05-2018 Audio-përgjimet, 3 zyrtarët e PD sot te Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë sot në pyetje dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj të publikuara nga PD 4 ditë më parë.

Tre zyrtarët janë thirrur për t'u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeten lidhur me publikimin e përgjimit ku PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se e sajuan këtë material.

Ndërsa ministri Xhafaj deklaroi se zëri që dëgjohet në audio nuk është i vëllait të tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensione në politikë, sot mblidhet Kuvendi, ç’pritet të ndodhë
E mbani mend këtë datë? Rama e Basha u mbyllën 4 orë në Kuvend... »
Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264
array(1) { ["section"]=> string(60) "audio-pergjimet-3-zyrtaret-e-pd-sot-te-krimet-e-renda-121062" }