Audio-përgjimet e vëllait të Xhafajt, vjen reagimi 'flash' i qeverisë

Publikuar tek: barometri, më 08:02 15-05-2018 Audio-përgjimet e vëllait të Xhafajt, vjen reagimi 'flash' i qeverisë

Pas publikimit të përgjimeve të Agron Xhafaj nga PD, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Ballla.

Ai u shpreh se, PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë kemi të bëjmë më një provë që implikon penalisht Agron Xhafajn dhe moralisht ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Po a është ky material një provë apo inskenim i rradhës? Një përpjekjen e Salit dhe Lulit për të baltosur këdo që i del përpara për të penguar çeljen e negociatave si dhe për të luftuar me aq baltë edhe drejtësinë e re.

Kësaj pyetje mund t’i japë pergjigje vetëm prokuroria askush tjetër” u shpreh Balla.

Balla shtoi se në zbatim të ligjit, disponuesit e këtij materiali të pa provuar duhet të shkojnë të depozitojnë materialin në Pokurori. “Po ashtu Prokuroria nuk duhet t'ja lerë ketë çështje vullnetit të akuzatorëve por të fillojë hetimet”, u shpreh ai.

 “Çdo njeri meriton të dijë të vërtetën, askush nuk e bën dot ligjin përveç organeve të drejtësisë. Prokuroria mos humbasë asnjë minutë por të hetojë këtë çështje. Presim me padurim të mësojmë të vërtëtën. Ose të ndëshkohet i akuzuari ose duhet të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shafqje me zë por pa figurë”, u shpreh Balla.

 Reagimi i plotë i Taulant Ballës: 

E dëgjuam me vëmëndje pretendimin e sotëm të opozitës. PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, ateherë këtu kemi të bëjmë me një provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit te Brendshëm dhe moralisht këte të fundit. Por a është ky material autentik? një prove apo thjeshtë një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshme të Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del në orvajtjen e tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE si edhe për të luftuar me po aq shumë baltë edhe drejtësinë e re, prej të cilës kanë të drejtë të jenë të dy apo dhe të tjerë bashkë me ta shumë të tmerruar?!

Kësaj pyetjeje, mund t’i japë pergjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin! Atëherë në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali hëpërhë as të provuar, e as si autentik, sikurse thonë ata duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojnë materialin e pretenduar në Prokurori prej këtij momenti. Po ashtu, Prokuroria nuk duhet tja lerë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve, por duhet që në mënyrë të menjëhershme të fillojë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend meriton të dijë të vërtetën edhe për këtë pretendim. Për ne askush nuk është më mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin dot në këtë vend përveç organeve të drejtësisë. Shpresoj që Prokuroria të mos humbi asnjë minutë për ta hetuar menjëherë këtë çështje dhe për sa na takon ne, ne presim me padurim të mësojmë të vërtetën rreth saj, me bindjen se këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari, nëse është fajtor për çka akuzohet, ose duhet të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje me zë, por pa figure.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.090753078460693
array(1) { ["section"]=> string(73) "audio-pergjimet-e-vellait-te-xhafajt-vjen-reagimi-flash-i-qeverise-120773" }