Audio-përgjimet, Kryemadhi: Rama i nguli thikë pas shpine Xhafajt dhe pastaj e...

Publikuar tek: politike, më 11:45 17-05-2018 Audio-përgjimet, Kryemadhi: Rama i nguli thikë pas shpine Xhafajt dhe pastaj e...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit u shpreh se drejtësia do të vijë nga populli, siç e quan ajo.

Sipas Kryemadhit të gjitha institucionet shtetërore janë në duart e bandave. Ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i opozitës është largimi i Edi Ramës.

“Mbrojtja e Xhafajt, ishte ai që i nguli thikën Xhafajt dhe më pas e mbrojti. Parlamenti ka vdekur dhe ne do vimë këtu që t'i themi ka vdekur edhe ai. E vetmja pengesë që ka Shqipëria për hapjen e negociatave është Edi Rama”, shprehet Kryemadhi.

 Më shumë nga fjala e Kryemadhit:

Tashmë koha e drejtësisë po vjen. Nuk vjen nga Marku dhe Prela, por nga populli. Dita e sotme tregon kapjen e institucioneve. Sot mbas 27 vitesh të gjitha institucionet janë në duart e bandave. Ju e patë vetë se çfarë ndodh me parlamentarizmin shqiptar. Ju e patë vetë se si mbyllet goja e opozitës, ju e patë vetë se si falsifikohen. Kur them drejtësinë do ta bëjë populli është shumë e thjeshtë që asnjë shqiptar të mos e lejojë Edi Ramën të prekë fëmijët e tyre. Kush nga ju do të pranonte që fëmijët tuaj të drogohen në shkollë. Është shumë e thjeshtë heshtja e Ramës kishte frikë të vinte sot në parlament gjeti justifikim për të shkuar në Bullgari.

Mbrojtja e Xhafajt, ishte ai që i nguli thikën Xhafajt dhe më pas e mbrojti. Parlamenti ka vdekur dhe ne do vimë këtu që ti themi ka vdekur edhe ai. E vetmja pengesë që ka Shqipëria për hapjen e negociatave është Edi Rama. Audio përgjimi është shumë i thjeshtë. Prokuroria kur ndodhi ngjarja e Kukësit brenda dy orësh doli në një deklaratë. Shpresoj që edhe në këtë rast të ndodhë. Fundja vëllait i zotit Xhafaj do të përgjigjet përpara drejëtsisë. Problemi është që familjarët e politikanëve po përdorin qeverinë shqiptare. Ky është problemi. Nuk na shqetëson ne mënyra se si funksionojnë ata. Faktori kryesor është Edi Rama dhe i pari që duhet të shkojë në burg është Edi Rama. Të themi të sinqertën ne nuk kemi demokraci jemi një vend hibrid.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’mban më Berisha: Faqezi Edvin Kristaq Rama dhe Xhafa i drogës mashtruan si derra, shqiptarët ta marrin nga zyra e ta hedhin në Lanë këtë qelbësirë
Balla i PËRGJIGJET Bashës: Ju ftoj të hiqni dorë... »
Article Logic
Execution time: 0.02010703086853
array(1) { ["section"]=> string(83) "audio-pergjimet-kryemadhi-rama-i-nguli-thike-pas-shpine-xhafajt-dhe-pastaj-e-121091" }