Audio-përgjimi Biba-Bianku, ‘shpërthen’ këshilltari i PD: Arrestoni Ramën

Publikuar tek: barometri, më 08:25 29-08-2018 Audio-përgjimi Biba-Bianku, ‘shpërthen’ këshilltari i PD: Arrestoni Ramën

Pas publikimit të audio-përgjimit mes ish-kryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Bianku, ku këtij të fundit i kërkohet të ndihmojë qeverinë, reagimet nga opozita kanë qenë të shumta.

 

Së fundi, ka reaguar dhe këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj, i cili e ka krahasuar Ramën me Enver Hoxhën sepse ai dikur tentonte të konfiskonte pronat e shqiptarëve, madje ka shkuar deri aty sa ka kërkuar arrestimin e Kryeministrit.

“Sot u kuptua pse Gjykata e Strasburgut prej vitesh nuk pranon kandidatet per anetare te saj te propozuar nga Qeveria Shqiptare, te pakten per sa kohe ajo drejtohet nga Edi Rama”, ka shkruar Topollaj.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Rama dërgon gjobëvënës për të shantazhuar anëtarët e Gjykatës së Strasburgut që ata të lejojnë qeverinë e tij të shkeli të drejtat kushtetuese tëë shqiptarëve.

REAGIMI I PLOTË:

Arrestoni Edi Ramen, si Enver Hoxha dikur tentoi te konfiskonte pronat e shqiptareve.

Sot u kuptua pse Gjykata e Strasburgut prej vitesh nuk pranon kandidatet per anetare te saj te propozuar nga Qeveria Shqiptare, te pakten per sa kohe ajo drejtohet nga Edi Rama.

Kryeministri i vendit dergon gjobevenes per te shantazhuar anetaret e Gjykates se Strasburgut qe ata te lejojne qeverine e tij te shkeli te drejtat kushtetuese te shqiptareve.

Presioni qe i eshte bere Profesor Ledi Biankut ne emer te Edi Rames nga palacoja Denar Biba, per te lejuar Qeverine Shqiptare te mos trajtoje sipas parimeve te KEDNJ “ish” pronaret, perben nje perpjekje te njejte me ate te vitit 45 nga komunistet per te konfiskuar pronat dhe bashke me to dhe dinjitetin e shqiptareve qe trashegojne nje prone nga paraardhesit e tyre.

Kjo perpjekje qe eshte vertetuar nepermjet nje audiopergjimi te konfirmuar nga vete protagonistet e tij, kalon permasat e nje skandali qeveritar qe mund te mbyllet nepermjet doreheqjes se Kryeministrit, sepse ky veprim mafioz perben veper penale qe demton rende te drejten kushtetuese te njeriut per gezimin e prones private, ndaj dhe pergjegjesit duhet te ndeshkohen me burg. Te pakten keshtu do te ndodhte ne cdo vend normal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031925916671753
array(1) { ["section"]=> string(76) "audio-pergjimi-biba-bianku-shperthen-keshilltari-i-pd-arrestoni-ramen-132492" }