Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, flet deputeti i PS: Do të presim drejtësinë, prokuroria nuk frikësohet

Publikuar tek: politike, më 14:07 16-05-2018 Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, flet deputeti i PS: Do të presim drejtësinë, prokuroria nuk frikësohet Ervin Bushati

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studion e ‘News24’, ka folur për audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Ai tha se “Përgjimi është komplet i pavërtetuar”, teksa shtoi se “opozita po i bën reklamë të keqe Shqipërisë në prag të hapjes së negociatave”.

“Opozita kundërshtoi Fatmir Xhafajn që kur u emërua ministër i Brendshëm. Kështu që qëndrimi i tyre duke kërkuar dorëheqjen e tij, është politik. Kontriburi i Fatmir Xhafajt është thelbësor për reformën në drejtësi”, u shpreh Bushati.

Bushati i bën thirrje opozitës të kthehet në një format normal dhe të mos sabotojnë Shqipërinë për këtë çështje.

Në lidhje me audio përgjimin do të presim drejtësinë, pasi prokuroria dhe gjyqësori nuk frikësohen më, ata mund të invesigojnë çfarëdo lloj çështje”, tha Bushati.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0047399997711182
array(1) { ["section"]=> string(106) "audio-pergjimi-i-agron-xhafajt-flet-deputeti-i-ps-do-te-presim-drejtesine-prokuroria-nuk-frikesohet-120965" }