Audio-përgjimi, Xhafaj: Manipulim nga fillimi në fund. Ruana o Zot nga rraca e tyre

Publikuar tek: politike, më 18:58 16-05-2018 Audio-përgjimi, Xhafaj: Manipulim nga fillimi në fund. Ruana o Zot nga rraca e tyre

Ministri i Brendshëm Fatrmir Xhafaj e ka quajtur “manipulim” dhe “mashtrim” videon e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet se vëllai i tij, Agron Xhafaj, vijon të bashkëpunojë për trafikun e drogës.

Ministri i Brendshëm, Xhafaj ka deklaruar se nuk do të shantazhohet nga askush që do të pengojë luftën e tij pa kompromis ndaj krimit.

Deklarata:

Marr të gjitha përgjegjësitë politike dhe morale, nëse ka ndonjë të vërtetë nga ato akuza. Vëllai im që prej vitit 2002 ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka patur asnjë problem me ligjin. Audio përgjimi është një sajesë e plotë, është një mashtrim, një manipulim nga fillimi deri në fund. Nëse opozita e ka bërë vetë këtë, nuk dua ta besoj, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve.

Kur këta në opozitë e bëjnë këtë gjë, çfarë do u bënin qytetarëve të thjeshtë dhe kundërshtarëve politikë sikur të ishin në pushtet. Ruana o zot nga rraca e këtyre. Veprimi është mafioz, fabrikimi i fakteve përbën një shantazh.

I kërkoj prokurorisë veprime të shpejta dhe enertgjike dhe dënimin në mënyrën më të merituar. Nuk e kam pasur zakon të flas kuturi. Por e gjitha ka një orkestrim: ligësia politike dhe njerëzore, diletantizmi I saj, interest meskine janë bërë bashke me griupe kriminale dhe struktura të errëta për të shantazhuar.

E kuptoj që shumë janë të frikësuar se cpo ndodh me reformën në drejtësi dhe punën e policisë së shtetit. Por duhet të garantoj: edhe nëse un ëiki nga kjo zyrë, cfarë është bërë, nuk mund të zhbëhet më. Shumë shpejt edhe SPAK dhe byroja do të hapen. Unë do të jem këtu për të përmbushur këtë mission. Nëse mendoni se më mposhti nga sulmet tuaja gaboheni. Askush nuk mund të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta, për atë që kam marrë pëersipër të bëj. Luftë pa kompromis me krimin. Qytetarëve u jam mirënjohës për mbështetjen që kam marrë si asnjëherë tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhvillimet politike në vend, Rama ‘braktis’ mbledhjen e rëndësishme
“Është qesharake”, Xhafaj flet për nenin 491: Unë e mbroj fort atë si një nen që është në përputhje me Kushtetutën »
Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984
array(1) { ["section"]=> string(87) "audio-pergjimi-xhafaj-manipulim-nga-fillimi-ne-fund-ruana-o-zot-nga-rraca-e-tyre-121010" }