Audiopërgjimi i PD, ja çfarë sapo bëri Prokuroria

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 16-05-2018 Audiopërgjimi i PD, ja çfarë sapo bëri Prokuroria Alibeaj Salianji- Bardhi

Prokuroria thërret 3 zyrtarët e PD për audio-regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.

Prokuroria ka thirrur Ervin Salianjin, Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin, zyrtarët e PD të cilët denoncuan video-skandalin e pretenduar. Ata do të paraqiten nesër (e enjte  17 maj) në orën 10:00 në Prokurori.

Kryeministri Rama tha sot se kishte marrë mbrëmë përgjigjen nga një laborator ndër më të mirët në botë, sipas të cilit, regjistrimi është i pavërtetë. Shefi i qeverisë kërkoi që ata që morën përsipër autenticitetin e videos të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Mbetet për t’u zbuluar ndërkohë se si do e cilësojë prokuroria dhe hetimi i saj regjistrimin e publikuar nga PD.

Kujtojmë se Agron Xhafaj i paditi tre zyrtarët e PD tre ditë më parë për mashtrim me videon ndërsa sot iu dorëzua autoriteteve italiane për të kryer dënimin me burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncoi humbjen e shokut, arrestohet 30 vjeçari
Për një hundë te shëndetshme dhe të bukur, Spitali Amerikan sjell mjekun Italian Andrea Palmieri »
Article Logic
Execution time: 0.023132085800171
array(1) { ["section"]=> string(55) "audiopergjimi-i-pd-ja-cfare-sapo-beri-prokuroria-120977" }