Audiopërgjimi i rremë/ Reagon Rama: Uroj që arrestimi i aktorëve të babale 1 të jetë fillimi, jo fundi

Publikuar tek: barometri, më 07:43 07-10-2018 Audiopërgjimi i rremë/ Reagon Rama: Uroj që arrestimi i aktorëve të babale 1 të jetë fillimi, jo fundi

Audiopërgjimi i shumëpërfolur i ‘Babales’ rezulton se është i rremë.

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se personi që interpretonte zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është Fredi Alizoti për të cilin ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkaq, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se uron që arrestimi i aktorëve të Babale 1, të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar, për të rrëzuar qeverinë, siç shkruan ai.

“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t'u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, thuhet në reagimin e kryeministrit.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Fredi Alizotin, Albert Veliun (dëshmitari X) dhe gjithashtu ka kërkuar detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X i akuzuar gjithashtu për kallëzim të rremë.

Albert Veliu, denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.38720488548279
array(1) { ["section"]=> string(106) "audiopergjimi-i-rreme-reagon-rama-uroj-qe-arrestimi-i-aktoreve-te-babale-1-te-jete-fillimi-jo-fundi-136892" }