Audiopërgjimi, Salianji tregon ‘hilet’ e prokurorisë për të ngatërruar zërin

Publikuar tek: barometri, më 08:31 09-10-2018 Audiopërgjimi, Salianji tregon ‘hilet’ e prokurorisë për të ngatërruar zërin

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për audiopërgjimin e Babales, pasi prokuroria zbuloi përgjimet të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.

 

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Salianji u shpreh se prokuroria është munduar që ta ngatërrojë Agron Xhafajn me persona të tjerë, pasi sipas tij ka dërguar dhe dy aktorë të tjerë.

Gjithashtu Salianji ngriti akuzat se prokuroria në laboratorin në Angli ka dërguar audiopërgjime me cilësi të ulët për të ngatërruar zërin.

“Prokuroria ka çuar disa aktorë, një Argon Hyseni dhe një Fredi Alizoti për ta ngarruar me Agron Xhafajn. Loja që ka bërë prokuroria është se zëri i Agron Xhafajt, sipas ekspertes private britanike, nuk është në kushtet e duhura. Regjistrimet s’janë origjinale thotë akt-ekspertimi, janë marrë nga pamjet e mediave, pra (prokuroria) ka çuar një material të marrë nga mediat për të ulur cilësinë e zërave. Pra prokuroria në mënyrë të qëllimtë e ka marrë aktin nga mediat, ndërkohë që ka materialin origjinal që i ka çuar gazetari dhe ato që ka marrë nga ne (PD)”, u shpreh Salianji

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.71646308898926
array(1) { ["section"]=> string(80) "audiopergjimi-salianji-tregon-hilet-e-prokurorise-per-te-ngaterruar-zerin-137122" }