Aurela Gaçe ia merr “labçes”, fton Gaz Pajën ta shoqërojë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:37 16-04-2015

Aurela Gaçe ka treguar potencialin e zërit të saj në muzikën “labçe” siç e quan edhe në profilet e saj sociale ‘’Instagram’’ dhe ‘’Facebook’’.

Këngëtarja i ka bërë ftesë aktorit të “ Portokallisë’ Gazmend Paja për të kënduar së bashku dhe kjo nuk do të ishte hera e parë. Të paktën kështu tregon Aurela kur shkruan në Facebook: “Këndoj edhe me Gazin ndonjëherë labçe”.

Aurela ka ndarë edhe një video për dashamirësit e kësaj muzike në të cilën  shihet duke kënduar me grupin e talentuar të polifonisë labe që ka në përbërje vëllezërit Sotir dhe Lame Ballo, Mehmet Vishe dhe Hyso Xhaferri, i cili është edhe solist i Anësamlit Popullor.

Këngëtarja vlonjate duket se e ka shijuar këtë muzikë të mësuar nga gjyshërit e saj nëpër dasma. “Me bilbilat duke kënduar një çikë labçe . Ashtu siç këndoja me gjyshërit sa herë bëhej ndonjë darkë familjare, ose sa herë shkonim krushq për të marrë nuse, e vogël me lulet në dore për t'ja dhënë nuses. Sa e lumtur jam që e ndjej dhe e dua muziken e vërtetë të stërgjyshërve”, shkruan Aurela.

Por këngëtarja përveç dashurisë së trashëguar nga gjyshërit për polifoninë labe, tregon edhe vlerësimin për veçantinë e “labçes”. “Nga ajo e bukura,e vërteta,e rralla muzikë që buron nga shpirti...nuk ka shkollë që ta mëson këtë të kënduar. Nuk ka kompjutera që mund të imitojnë vërtetësinë e zërave të dalë nga shpirti. Polifonia labe mbrohet nga UNESCO. Diamant i rrallë i muzikës”, shkruan Aurela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fe dhe politikë, Tërmet Peçi “merr bekimin” e Baba Mondit
Drini Zeqo, dje humbi të atin por mbrëmë u shfaq në ekran për të »
Article Logic
Execution time: 0.023086786270142
array(1) { ["section"]=> string(65) "aurela-gace-ia-merr-labces-fton-gaz-pajen-ta-shoqeroje-video-8872" }