Aurela Gaçe imiton dhe vë në lojë Bleona Qeretin, çaste nga festa e Petri Bozos (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:04 11-03-2015

Artistë dhe miq të Petri Bozos i cili festoi dje në një lokal në periferi të Tiranës 50 vjetorin e tij të lindjes, shpërthyen në të qeshura kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka imituar dhe ka vënë në lojë Bleona Qerretin për mënyrën sesi këndon dhe sesi janë prezantuar gati një dekadë më parë.

Aurela filloi të këndojë sikurse këndon Bleona Qerreti, dhe salla nuk e ka lënë një moment. Në organo ishte Elton Deda ndërsa salla ishte e mbushur me këngëtarë si vëllezërit korçarë, Eneda Tarifa, Çiljeta, motrat Eranda dhe Irma Libohova, Shpat Kasapi, Denis Xherahu, Era Rusi, Orinda Huta, Gerta Heta etj.

Aurela e filloi me një këngë dedikuar çiftit, “Fati ynë shpresë e marrëzi”, dhe më pas vazhdoi me disa hite popullore. Kur erdhi momenti i imitimeve salla shpërtheu në të qeshura. “Mos, ik, mos ik, mos më le” u interpretua më së miri sit ë ishte Bleona.

“Fillimisht kur e imitova për herë të parë të gjithë qeshën. Vetëm Bleona më tha në atë kohë: “po ti pse ma bëre këtë”. Aurela i shoqëroi të gjitha edhe me lëvizje skenike, duke i kujtuar edhe njëherë të gjithëve Bleonën e para shumë viteve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031628131866455
array(1) { ["section"]=> string(89) "aurela-gace-imiton-dhe-ve-ne-loje-bleona-qeretin-caste-nga-festa-e-petri-bozos-video-5556" }