Aurela Gaçe indinjohet me gazetaren: Më kishin thënë por nuk e kisha besuar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:40 27-05-2015

Aurela Gaçen e kemi parë shpesh të indinjuar ndaj fenomenve të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë vërtet shqetësuese, si rasti i lënies së plehrave vend e pa vend, muzikës që prodhohet në Shqipëri (duke bërë këngëtarë edhe ata që s’janë) e të tjera si këto. Këtë herë Aurela Gaçe është indinjuar me një gazetare të cilën ajo e quan “trendy” me ironi pasi nuk i ka shqiptuar drejt emrin e vajzës së saj, Grace.

“Sqarim për "modernet " e televizioneve  tona, që flasin e japin lajme pëer artistët e huaj e kur shkojnë diskotekave këndojne çdo këngë importi.  Kur na erdhi në jetë vajza jonë, Vendosem t'a quanim Grace sepse domethënë hiri i perëndisë. Sepse fëmija është bekim nga perëndia.

Me thane se do t'ja ngatërronin e do ta quanin Grace, ashtu siç shkruhet. Por nuk e besova, sepse duke menduar që fëmija po rritet në një periudhe ku shumica e të rinjve dine anglisht. E dija që mosha e prindërve tanë do ta ngatërronte, por se do ta bënte një spikere e re fringo, që emisionin e ka të bazuar në lajme trendy, këtë s'e kisha menduar. Më Erdhi për të qeshur, por s'mund ta le të pa informuar spikeren trendy . Çfarë gallate janë”,  shkruan Aurela duke publikuar edhe këtë video sqaruese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070290565490723
array(1) { ["section"]=> string(80) "aurela-gace-indinjohet-me-gazetaren-me-kishin-thene-por-nuk-e-kisha-besuar-12079" }