Aurela Gaçe mban mbi shpatulla Shpëtim Saraçin, “spiunon” Eli Farën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:11 24-04-2015 Aurela Gaçe mban mbi shpatulla Shpëtim Saraçin, “spiunon” Eli Farën Aurela Gaçe e Shpëtim Saraçi

Këngëtarja Aurela Gaçe , siç pohon edhe vetë, ka shpatulla e jo shaka.

Pas festës së 45-vjetorit të Shpëtim Saraçi ku ishin ftuar artistë e miq të kompozitorit, ajo ka rezlizuar një foto që do të mbahet mend për fotësinë e shpatullave të Aurelës jo vetëm që ka mbajtur peshën e Saraçit por edhe ka pozuar si vlonjate e vërtetë.

“Kam shpatulla, jo shaka. Mbas perfundimit të festës me Shpëtim Saracin ,në 45-vjetorin e tij. Përfundim i thënçin , se unë e flaka xhaketën prapë edhe i këputa një të kërcyer përsëri e përsëri me Juliana Pashën,Olta Bokën , Kejsi Tolën e Miranda Dupin e gjithë grupin e muzikantëve”, shkruan Aurela e cila “spiunon” edhe që Eli Fara "është larguar nga vendi i ngjarjes".

Që ka flakur xhaketën nuk e vemë fare në dyshim, edhe që ka kërcyer siç vetëm ajo di prapë nuk e vemë në dyshim se Aurela na e ka dëshmuar edhe më parë një gjë të tillë por këtë punën e mbajtjes së peshës na duhet ta shohim edhe njëherë se për hir të së vërtetës, Saraçi thjesht sa është përkthyer paksa çka na le të kuptojmë që Saraçi është në gjendje të mbajë vetë peshën e 45 viteve të tij, që fundja nuk janë edhe ndonjë peshë e madhe krahasuar me peshën e tij si kompozitor. / Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis fushata…me #hashtag
Xhelali fillon fushatën, Jemin Gjana shtriqet në kolltuk »
Article Logic
Execution time: 0.034897804260254
array(1) { ["section"]=> string(69) "aurela-gace-mban-mbi-shpatulla-shpetim-saracin-spiunon-eli-faren-9612" }