Aurela Gaçe prezanton prindërit: Ja si i ngrita në detyrë kur isha fëmijë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:45 04-03-2015 Aurela Gaçe prezanton prindërit: Ja si i ngrita në detyrë kur isha fëmijë Prindërit e Aurela Gaçes

Aurela Gaçe këtë herë i ka njohur ndjekësit në rrjetet sociale me prindërit e saj për të cilët ka shprehur jo vetëm vlerësim dhe dashuri, por edhe ka treguar një histori interesante që i ka fillesat në fëmijërinë e Aurelës.

Ja ç’shkruan këngëtarja:

“Isha diku 10-11 vjec. Vij në Tiranë për herë të parë. Ishim me Shtepinë e Pionierit të Vlorës , dhe ketu na prisnin për një aktivitet.
Na shpërndanë të flinim nëpër familjet e fëmijëve të Pallatit të Pionierëve këtu.
Mua, më qëlloi të flija në një familje shumë të mirë. Prindërit e asaj vajzës ishin drejtora e shefa diku në ministri.

Unë automatikisht me mendjen e fëmijes, ngrita në detyrë mamin e babin. Kur ata më pyeten se ku punon mami e babi, unë u thashe që të dy ishin drejtorë, në profesionet e tyre.
Kthehem në shtëpi,dhe filloj e tregoj gjithë ngjarjet e koncertin etj, e në mes tyre , u tregoj prindërve se kur më pyetën çfarë pune bënin, unë gjithë gezim,u them " që edhe ata ishin drejtore" Babi im u pre, u zverdh.
Pse tha, nuk të pelqejme ne ty keshtu sic jemi? ????
Unë si fëmijë,nuk arrija t'a kuptoja . Por kurrë nuk gënjeva më...dhe sot jam kjo që jam, sepse u rrita nga dy prindër shumë punëtorë,shumë të drejtepërdrejtë, që s'i bien kurrë në qafë askujt...që s'di ndonjëherë në familje të jetë futur diçka që vetë ata nuk e kishin fituar me djersë”, tregon Aurela.

Në fund Aurela thotë së prindërit nuk ia kanë shfaqur asnjëherë me fjalë krenarinë për të por kjo gjë i ka shërbyer për mirë.

“I dua shumë këta dy shpirtra që na dhanë shpirtin per t'u bërë keshtu....
Babi e mami kurrë s'me kanë thënë "je më e mira" "yll i mamit" shumë bukur,bravo"
Jo. Asnjeëherë.
Dhe kjo gjë më ka bërë mirë ,sepse nuk kisha mundësi të më rritej mendja,pasi në shtëpi isha thjesht fëmija e tyre, kaq”, përfundon postimin  e saj këngëtarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02271294593811
array(1) { ["section"]=> string(77) "aurela-gace-prezanton-prinderit-ja-si-i-ngrita-ne-detyre-kur-isha-femije-4951" }