Aurela Gaçe s’e mban dot më dhe tregon sekretin më të madh që na e ka ruajtur kaq gjatë…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:42 02-07-2016 Aurela Gaçe s’e mban dot më dhe tregon sekretin më të madh që na e ka ruajtur kaq gjatë…

Aurela Gaçe s’e mban dot më dhe tregon sekretin më të madh që na e ka ruajtur kaq gjatë. Këngëtarja pret fëmijën e saj të dytë.

‘’Për miqtë e mi e gjithë ndjekësit e mi. Besoj se tani erdhi momenti të ndaj me ju një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë por vetëm përjetohet.

Unë e Skerdi jemi në pritje të fëmijës së dytë. Jam vetëm 15 javeshe( 3 muaj e 3 javë), e nuk më dukej e udhës të bëja publike diçka kaq delikate përpara se të kalonin ato muaj që mund të quhen edhe të rrezikshëm për një shtatëzani.

I uroj vetes vetëm te jemi mirë bebi e unë deri në fund.

E me ketë Rast, I uroj me shpirt të gjitha ato familje që presin të bëhen prindër, të kenë shëndet e jetë. Paçi bekime.

I falenderoj miqtë e mi gazetarë që kanë respektuar një lajm kaq delikat për një nënë. Sigurisht nuk di ç'të them për ata që kanë abuzuar me diçka të tillë, deri duke nxjerrë lajme se jam në muajt e fundit e deri duke nxjerrë edhe ditën e lindjes duke Mos e respektuar aspak as shëndetin tim as të fëmijës. Megjithatë në fund të fundit ajo që ka rëndësi është vetëm shëndeti.

Pacim shëndet e jetë. Kaq.Falenderoj Zotin për këtë bekim e dhuratë pa çmim. Ja uroj me shpirt të gjithë atyre që mezi e presin t'u vijë në jetën e tyre ky bekim. Nga ballkoni i AS hotel, Durres.Pak jod na bën mirë.'', shkruan këngëtarja që ka edhe një vajzë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026541948318481
array(1) { ["section"]=> string(93) "aurela-gace-s-e-mban-dot-me-dhe-tregon-sekretin-me-te-madh-qe-na-e-ka-ruajtur-kaq-gjate-45290" }