Aurela Gaçe sqaron pse nuk mori pjesë në mbrëmjen e fundit të “The Voice”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:14 29-04-2016 Aurela Gaçe sqaron pse nuk mori pjesë në mbrëmjen e fundit të “The Voice”

Aurela Gaçe, si ish-trajnere e “The Voice of Albania” ishte ftuar të merrte pjesë në mbrëmjen e fundit të edicionit të 5, pavarësisht se sot nuk ishte e pranishme.

“The Voice Reunion” mblodhi këtë vit trajnerët dhe këngëtarët e 5 viteve spektakël, por Gaçe nuk arriti të merrte pjesë për shkak të gripit. Këngëtarja e ka sqaruar këtë me anë të një postimi në Facebook.

“E di që ju mungoj Alma Bektashi, Sidrit Bejleri. Ftesën për të qënë mes jush e mora javë përpara dhe sigurisht mezi po prisja. Por jemi njerëz të gjallë edhe ndonjëherë nuk arrijmë të bëjmë gjithçka. Një temperaturë, ethe, bëri të mos arrij dot të ngrihem nga shtrati. The Voice of Albania urime për gjithë emocionet që u keni krijuar të rinjve, prindërve, publikut mbarë shqiptar. U keni dhenë mundësi të shfaqin talentin e tyre në një kohë kur për të rinjtë terreni është vërtetë shumë i vështirë. Suksese gjithë fituesve e gjithë ju që edhe pse nuk keni dalë fitues, publiku ju njeh e ju do shumë, falë talentit e punës tuaj. Trajnerë, ju kam xhan”, shkruan Aurela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biznesmenit të Xhesikës i mbaruan lekët, Gugu: Ajo vetëm kamasutrën di të bëjë, nuk di as të këndojë
Gigi Hadid dhe Zayn Malik momente intime pas festës së ditëlindjes së saj »
Article Logic
Execution time: 0.01645302772522
array(1) { ["section"]=> string(77) "aurela-gace-sqaron-pse-nuk-mori-pjese-ne-mbremjen-e-fundit-te-the-voice-39078" }