Aurela Gaçe surprizon sërish portalet: Që nesër ju prezantoj dashnorët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:57 15-05-2017 Aurela Gaçe surprizon sërish portalet: Që nesër ju prezantoj dashnorët

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të mira në vendin tonë e cila ka bërë muzikë të vërtetë ndër vite.

Ditët e fundit këngëtarja bëri bujë në media për shkak se rrëfeu batutën me të cilën shkriu së qeshuri të gjithë të ftuarit në dasmën e saj. Siç tregoi dhe vetë Aurela, në mes të dasmës së saj ka deklaruar para të gjithëve se është e vetmja nuse që në dasëm ka burrin dhe dashnorin. Këtu e kishte fjalën për mikun e saj Dashnor Dikon.

Kjo deklaratë bëri bujë në të gjitha portalet dhe kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer këngëtares e cila reagoi me anë të një postimi.

“Ua, ua, ua, ua! Unë punoj përditë. Mundohem të bëj koncerte reale, gjithçka “live”, këtu në këtë vendin tonë ku “playback”-u “ha bukë” më shumë.

Nxjerr këngë e klipe të reja që më kushtojnë kohë e shumë të holla, vetëm e vetëm që të jem pranë publikut me të reja e “live” që të mos i zhgënjej kurrë. Jap intervista e ato super të sinqertat, ku flas për punë. Por rrallë, shumë rrallë përfliten këto gjëra nëpër media.

Duhej të tregoja një nga batutat e mia lidhur me fjalën “dashnor” që të bëhej nami. Ama, kështu dashkeni ju? Që nesër nga një dashnor jua tregoj, por kam frikë se do të kthehem prapë te puna dhe s’do të duket diçka “interesante” për ju. Megjithatë ju falënderoj për vëmendjen, media të dashura! Me dashnor e pa dashnor, unë kokën drejt si e “nderçme”.

Ah, po shyqyr që kam publikun që më ka xhan, kështu edhe më ndjek pikërisht për atë punë e djersë. Kaq kishim për sot.

Në fakt, mediat nuk më shanin jo, me fjalët më të mira, por më vjen çudi dhe keq që pse nuk jeni kaq të zellshëm edhe kur bëhet fjalë për punë”, shkruan Aurela në postimin e saj.

ghghghghghghghg.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027320861816406
array(1) { ["section"]=> string(75) "aurela-gace-surprizon-serish-portalet-qe-neser-ju-prezantoj-dashnoret-78697" }