Aurela Gaçe tregon “sekretin”: Çfarë kujtoi që qau në strofën e tretë. Iu desh të ndërpriste xhirimin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:38 03-05-2016

Këngëtarja e madhe Aurela Gaçe sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit të titulluar “Nënë e imja, nënë”.

Sakaq, këngëtarja ka zbuluar një “sekret” gjatë xhirimeve.

Aurela  ka kujtuar prindërit e saj në momentin që ka lotuar dhe më pas e ka patur të pamundur të vazhdojë me xhirimet deri në momentin që e mblodhi veten.

“Do t'ju tregoj diçka që ndodhi gjatë xhirimeve.

Kur xhiron, ti mund të kthehesh 10 herë për një skenë, dhe sigurisht emocioni luhatet, ikën.

Në strofen e tretë ku thuhet "E KUR TE LARGOHESH TË MOS JESH ATY, DO TI LUTEM TOKËS QË TË FLAS ME TY " thjesht mendova prindërit ....fatmirësisht I Kam gjallë e mirë , por papritur përjetimi i vargjeve më mori me vete. Syte filluan të lotojne. Qendrova para kameres duke menduar që është vetëm një moment.

Por për herë të parë ndërpreva xhirimin. 23 vjet në skenë dhe... më ndodhi . Qava...u qetësova, rregulluam grimin e vazhduam.

Faleminderit me shpirt bashkëpunetorëve Adrian Hila, Nexhi Pseraj dhe Max Production që më dhatë çfarë doja nga kjo këngë”, shkruan këngëtarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028899908065796
array(1) { ["section"]=> string(103) "aurela-gace-tregon-sekretin-cfare-kujtoi-qe-qau-ne-strofen-e-trete-iu-desh-te-nderpriste-xhirimin-39340" }