Aurela ka një mesazh për të gjithë ata që e barazojnë suksesin me famën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:28 23-04-2016 Aurela ka një mesazh për të gjithë ata që e barazojnë suksesin me famën Këngëtarja me vëllanë e saj

Të arrish sukses nuk do të thotë të marrësh famë, po kështu edhe të mbërrish famën nuk do të thotë se ke shënuar sukses. Është ky mesazhi i sotëm që këngëtarja Aurela Gaçe sjell me historinë familjare. E ajo është kaq krenare…me vëllanë e saj.

‘’Mbrëmë me vëllanë tim. Dikur iku vetëm 14 vjeç, në një gomone, si shumë shqiptarë, djem e vajza nënash.

Shumë edhe humbën jetët e tyre në kërkim të së ardhmes, shumë të tjerë, jeta e vështirë e emigrimit i bëri edhe më të fortë. I rriti para kohe. I bëri t’i gjejnë vetë pikëpyetjet e mëdha të kësaj jete.

Sot unë jam një motër krenare për njeriun që vëllai krijoi për veten e vet.

Respekt për gjithë emigrantët shqiptarë kudo ndodhen. Unë e di çfarë do të thotë, e prandaj kuptoj çdo të thotë të ndërtosh "njeriun " në shtet të huaj.

Respekt për gjithë ata që nuk bëjnë zhurmë me jetët e tyre, por vetë jeta e njeriu që këta njerëz krijojnë quhet SUKSES.’’, shkruan këngëtarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02357292175293
array(1) { ["section"]=> string(77) "aurela-ka-nje-mesazh-per-te-gjithe-ata-qe-e-barazojne-suksesin-me-famen-38467" }