Auron Tare i përvishet Mirela Kumbaros: Në tre vjet juristja jote ka shkuar në gjyq vetëm një herë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:42 04-08-2016 Auron Tare i përvishet Mirela Kumbaros: Në tre vjet juristja jote ka shkuar në gjyq vetëm një herë

Ndërsa beteja për Kalanë e Lezhës vazhdon, pas rekursit që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë në Gjykatën e Lartë, Auron Tare, kreu i Autoritetit Kombëtar të Bregdetit i përvishet ministres, duke zbuluar detajin qesharak. Në dukje, së paku. Për 3 vjet, juristja e Ministrisë së Kulturës, ka shkuar në gjyq vetëm një herë, për çështjen e Kalasë së Lezhës. Kumbaro thotë se po lufton fort, por Tare i nxjerr të palarat.

‘’Znj. ministre ndoshta ju nuk e dini por unë, Arben Biçoku, Artan Lame dhe Fatmira Nikolli kemi 3 vjet në gjyq për çështjen e Kalase së Lezhës. Ndoshta nuk keni dijeni por së bashku me disa të tjerë kemi bërë një protestë publike në mbrojtje të Kalasë së Lezhës përpara vitit 2013.

Në këto 3 vite në gjyq është paraqitur vetëm një herë juristja e Ministrise së Kulturës duke qenë se Ministria e Kulturës si ne është paditur për çështjen e Kalasë dhe është po ashtu si një palë e interesuar në mbrojtje të trashëgimisë së Lezhës.

Personalisht në betejën për mbrojtjen e Kalasë nga realizimi i projekteve që dëmtojnë këtë pjesë të trashëgimisë tonë jam ndjerë i vetëm pasi asnjëherë nuk kam pasur në krah për të argumentuar me fakte se përse nuk duhet ndërtuar në Kalanë e Lezhës edhe ministrinë tuaj.

Shpresoj se prej sot e tutje do të kemi edhe Ministrinë e Kulturës të pranishme në gjyqin për mbrojtjen e Kalasë në mbështetje për të fituar edhe në Apel betejen me ata që kërkojnë të rrënojnë këtë kështjellë të moçme.’’, sulmon Tare.

‘’Schnell shpk’’ ka patur koncesionin për përdorimin e kalasë nga qeveria Berisha.

kalajalezherekurs.jpg

Rekursi kundër kompanisë nga ministria

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe Lorik Cana, në 3 shtator nderojnë në Vatikan figurën e Nënë Terezës
RUBIK, aty ku prodhohej ari shqiptar (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0043270587921143
array(1) { ["section"]=> string(103) "auron-tare-i-pervishet-mirela-kumbaros-ne-tre-vjet-juristja-jote-ka-shkuar-ne-gjyq-vetem-nje-here-48726" }