Australi/ Një ekspozitë-nderim për myslimanët shqiptarë, shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore

Publikuar tek: kulture-art, më 09:19 13-03-2015

Një ekspozitë në Qendrën Hebraike të Holokaustit ka nderuar dhjetra shqiptarë myslimanë që gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtuan me qindra hebrenj. Ekspozita tregon fotot e amerikanit Norman Gershman, i cili kaloi katër vjet duke fotografuar heronjtë dhe të mbijetuarit e Holokaustit në Shqipëri. Ajo është shoqëruar dhe me dokumentarin ''Besa''.

Shqipëria u kishte rezistuar urdhrave të Adolf Hitlerit dhe nuk pranoi të dorëzonte shtetasit e tyre hebrenj. Sipas fotografit, në Shqipëri u gjet një lloj i kodit etik në Shqipëri, të quajtur "Besa", që ende mbijeton sot. Besa, do të thotë "të mbash premtimin”.

Qeveria shqiptare u ofroi familjeve hebreje letra të rreme në mënyrë që ata të jetonin të fshehur  Asnjë hebre nuk u mor nga Shqipëria në një kamp përqendrimi. Ali Sheqeri, babai i të cilit shpëtoi hebrenjtë, thotë se shqiptarët e rrezikuan jetën e tyre për të ruajtur dhe strehuar hebrenjve nga regjimi i Hitlerit.

"Pse im atë të shpëtonte një të huaj duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të gjithë fshatit? Babai im ishte një mysliman i devotshëm. Ai besonte se duke shpëtuar  një jetë do të hynte në parajsë, ", thotë Sheqeri.

Gjatë luftës lëvizën në Shqipëri rreth 1800 hebrenj.

Ekspozita është realizuar edhe si një përpjekje për të luftuar islamofobinë në rritje në botën perëndimore, si dhe incidentet e fundit të anti-semitizmit , të tilla si sulmi në një supermarket hebre në Paris vetëm pak ditë pas masakrës në ‘Charlie HEBDO’. Myslimanët shqiptarë janë shembull frymëzimi.

"Ekspozita synon të tregojë humanizmin e përbashkët ne të gjithë e ndajnë dhe për të kundërshtuar paranojën e Islamit," thotë fotografi Gershman.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Prostitucion në lidhjen e shkrimtarëve", Ergys Alushi promovon librin
You Tube, ja si promovohet Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.1578540802002
array(1) { ["section"]=> string(104) "australi-nje-ekspozite-nderim-per-myslimanet-shqiptare-shpetuan-hebrenjte-ne-luften-e-dyte-boterore-5749" }