Austria pezullon “Shengen”-in, fillon kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjatëve

Publikuar tek: bota, më 22:34 16-01-2016 Austria pezullon “Shengen”-in, fillon kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjatëve

Kancelari i Austrisë, Werner Faymann, ka njoftuar sot se shteti i tij do të pezullojë përkohësisht marrëveshjen për lëvizje të lirë “Schengen” dhe do të filloj zbatimin e kontrolleve strikte kufitare.

Sipas Faymann, do të fillojnë menjëherë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak.

"Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Schengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.

Ky vendim, sipas tij, vjen si pasojë e krizës së refugjatëve dhe pamundësisë për të kontrolluar lëvizjen e tyre brenda zonës “Schengen”.

Veprim të ngjashëm kanë ndërmarrë më parë edhe vende si Gjermania apo Danimarka, të cilat kanë vendosur kontrolle në kufinj, për kthimin e refugjatëve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme apo Ballkani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13181781768799
array(1) { ["section"]=> string(86) "austria-pezullon-shengen-in-fillon-kontrollet-kufitare-dhe-kthimin-e-refugjateve-30186" }