AUTENTICITETI I VIDEOS/ Ish –ministri i habitur nga Rama: Faqja e zezë

Publikuar tek: politike, më 10:22 17-05-2018 AUTENTICITETI I VIDEOS/ Ish –ministri i habitur nga Rama: Faqja e zezë Rama-Xhafaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në grupin e PS se audio-përgjimi i publikuar nga PD nuk është autentik, referuar kështu një laboratori ndër më të mirët në botë siç u shpreh ai.

Por sakaq, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili nuk e kupton se si Rama ka mundur të marrë këtë përgjifje kur krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

“Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria”, shkruan Manjani ndërsa shton me nota ironie.

“Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”...

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë!”

KOMENTI I PLOTË:

Mbi autenticitetin.
———-
Që një audio apo video para se të transmetohet në publik, përpunohet kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!

Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria.

Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!

Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”...

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022156953811646
array(1) { ["section"]=> string(74) "autenticiteti-i-videos-ish-ministri-i-habitur-nga-rama-faqja-e-zeze-121075" }