Autobusi që shoqëroi kombëtaren ishte marë borxh, shoferi humbi dhe la në pritje ekipin

Publikuar tek: sport, më 20:31 23-06-2016 Autobusi që shoqëroi kombëtaren ishte marë borxh, shoferi humbi dhe la në pritje ekipin

Nga aeroporti i Rinasit drejt Bashkisë së Tiranës, më pas në Kryeministri dhe në fund te sheshi “Nënë Tereza”, kombëtarja mbërriti me një autobus dy katësh, të hapur dhe të veshur me flamurin shqiptar.

Një autobus i veçantë që ra shumë në sy por që rezulton të jetë marë borxh në Maqedoni.

Ka qenë zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili, ai që ka huazuar autobusin e kuq që solli heronjtë tanë nga aeroporti drejt kryeqytetit .

E sikur të mos mjaftonte kjo, disa media raportuan se në momentin që kombëtarja do largohej nga sheshi “Nënë Tereza” pas mbylljes së festimeve, shoferi nuk po gjendej duke e lënë ekipin të presë për rreth 20 minuta në diell.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momenti kur Xhani De Biasi këndon himnin shqiptar (Video)
E ardhmja e De Biasit, ja çfarë shkruajnë mediat italiane »
Article Logic
Execution time: 0.021072864532471
array(1) { ["section"]=> string(92) "autobusi-qe-shoqeroi-kombetaren-ishte-mare-borxh-shoferi-humbi-dhe-la-ne-pritje-ekipin-44409" }